Po ju prezantojmë recetën fenomenale dhe paksa ndryshe për ëmbëlsirën e pëlqyer turke Përbërësit:- petë për bakllava,- 1,5 kg mollë,- 4 vezë,- 20 dkg sheqer,- 2 dcl jogurt,- 1 dcl vaj,- 1 qese pluhur për ëmbëlsira,- 1 sheqer vaniljeje,- 1 limon.Përgatitja:

• Përzieni vezët dhe sheqerin që të përftoni tretje shkumuese.


• Shtoni vaj, jogurt, sheqer vaniljeje dhe pluhur për ëmbëlsira dhe përzieni derisa tretja të bashkohet.

• Mollët grini në rende, ndërkaq nga koret zieni komposto me pak sheqer dhe asaj tretjeje shtoni lëng të një limoni.

• Në tepsi të lyer me vaj radhisni koret në atë mënyrë që në secilën kore qitni tretjen, ndërkaq në çdo të dytën mollët e grira në rende (në mollët e grira në rende shtoni sheqer sipas dëshirës).

• Piqni 40 minuta në 180 gradë Celsius.

• Kur të piqet, bakllavanë e nxehtë në disa vende priteni me thikë dhe qitni komposton e valuar të mollëve dhe lëngun e limonit.

Kënaquni! - transmeton Telegrafi.