LAJMI I FUNDIT:

Bakllava me arra, bajame, lajthi dhe fëstëkë: Mënyra e re e përgatitjes i ka ngazëllyer të gjithë

Bakllava me arra, bajame, lajthi dhe fëstëkë: Mënyra e re e përgatitjes i ka ngazëllyer të gjithë

E kush nuk e pëlqen bakllavanë

Në këtë recetë ju sugjerojmë t’i shtoni shije ëmbëlsirës tuaj të preferuar, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

– 200 gr arra të bluara;
– 200 gr bajame të bluara;
– 200 gr lajthi të bluara;
– 200 gr fëstëkë jo të njelmët të bluar;
– vaj apo gjalpë të shkrirë.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 150 gradë Celsius.

Në fundin e lyer me vaj të kallëpit radhisni tri petë – shtrijeni petën e parë, me ndihmën e brushës lyeni me vaj apo me gjalpë të shkrirë, shtrijeni petën e dytë, lyeni me vaj, shtrijeni petën e tretë, lyeni dhe qitni arrat.

Shtrijeni petën dhe përhapni lajthitë pastaj petën dhe bajamet, petën dhe fëstëkët dhe kështu me radhë radhisni, varësisht nga ajo sa të madhe bakllavanë e dëshironi.

Çdo petë lyejeni me vaj apo me gjalpë. Në maje shtrini sërish tri petë dhe spërkatni apo lyeni me vaj.

Me thikë të hollë të mprehtë priteni bakllavanë në formë rombi apo katrori.

Piqeni bakllavanë në furrën e nxehur 30-40 minuta, përkatësisht derisa peta të marrë ngjyrën e bukur të artë-të verdhë.

Ndërkohë bëni sherbetin:

– 1 kg sheqer,
– lëng nga gjysmë limoni,
– 2 lugë të vogla mjaltë të shndritshëm;
– 7,5 dl ujë.

Sheqerin dhe ujin zini 10 minuta. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

Përzieni sherbetin në valë dhe në mënyrë të barabartë qiteni sipër bakllavasë së gatshme, ende të nxehtë.

Ftoheni një herë në temperaturë dhome pastaj futeni në frigorifer.

Më së miri është ta shërbeni të nesërmen.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/