LAJMI I FUNDIT:

Bajrush Sejdiu është liruar nga burgu

Bajrush Sejdiu është liruar nga burgu

I dënuari me 12 vite për larje parash Bajrush Sejdiu nga Kumanova për shkaqe shëndetësore është liruar nga burgu i Shtipit.

Sejdiu i ishte drejtuar drejtorit të burgut të Shtipit për lirim me kusht për një periudhë të caktuar që ta përdor për shërim. Leja është deri më 4 tetor dhe pas kësaj Sejdiu duhet të kthehet prap grilave, njofton PlusInfo


Sejdiu është i njohur në rajonin e Kumanovës për prodhim të jashtëligjshëm të cigareve dhe keqpërdorim brendesh botërore. Ai para se të burgosej ka qenë edhe pronar i klubit futbollistik ”Millano”. /Telegrafi/