LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Rishikimi i buxhetit s’është kërkesë e partnerëve të koalicionit

Bajrami: Rishikimi i buxhetit s’është kërkesë e partnerëve të koalicionit

Meqenëse disa prej partive që janë në koalicion qeverisës me LDK-në kanë pasur kushte që të arrihet ky koalicion, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka mohuar se është kërkesë e partnerëve të koalicionit rishikimi i buxhetit në kuvend.

Ministrja Bajrami tha për KosovaPress se janë të obliguar me ligj ta bëjnë rishikimin dhe është domosdoshmëri për shpenzimet e Pakos Emergjente Fiskale që kapin shumën 180 milionë euro edhe për krijimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.


Pa rishikim, ajo tha se nuk mund të zbatohen të gjitha masat e Pakos Emergjente Fiskale e aq më pak rimëkëmbja ekonomike.

Këto komente ministrja Bajrami i bëri pas takimit të Komisionit për Financa dhe Transfere, ku theksoi se shumica e kërkesave të qeverisë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare morën mbështetjen e këtij komisioni.

“Sipas Ligjit jemi të obliguar që të kemi rishikim, është i domosdoshëm nuk është kërkesë e partnerëve të koalicionit, është domosdoshmëri për të reflektuar rënien e të hyrave të rregullta, shpenzimet e pakos emergjente që kapin shumën prej 180 milionë euro edhe krijimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Absolutisht, ne nuk mund të vazhdojmë tutje as me implementim të pakos as me menaxhim të pandemisë në qoftë se ne nuk e bëjmë këtë, e aq më pak mund të flasim për program të rimëkëmbjes ekonomike. Marrëveshjet, vetëm njëra nuk kalojë – marrëveshja për kadastër, normalisht që ajo shkon në seancë, por shkon pa rekomandim të Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe hedhet në votim. Unë shpresoj që do ta kemi mbështetjen e deputetëve, meqenëse është një kredi e volitshme”, deklaroi Bajrami.

Bizneset kërkojnë që sa më herët t'ju ndahen mjetet e mbetura të Pakos Emergjente
Lexo po ashtu Bizneset kërkojnë që sa më herët t'ju ndahen mjetet e mbetura të Pakos Emergjente

Ministrja Bajrami tha se tani janë në proces të rishikimit të buxhetit dhe tejkalimi i rregullës fiskale është më se i domosdoshëm, në mënyrë që të mund të akomodohen të gjitha kërkesat.

Ajo theksoi se vetëm 7 milionë euro kanë në dispozicion për pagat e punëtorëve në sektorin privat dhe qirave të bizneseve.

“Në vendimin e fundit të Qeverisë Kurti, janë ndarë diku rreth 12 milionë euro prej të cilave 5 milionë kanë shkuar për ndërmarrjet publike, ndërsa 7 milionë kanë shkuar në atë kohë në ish-MEPTINIS, të cilat tani janë në MTI. Pra, janë rreth 7 milionë euro në dispozicion për komisionet të cilat po bëjnë verifikimin e kërkesave dhe nuk ka ndonjë pengesë. Në tri ditët e fundit janë proceduar me qindra kërkesa. Kemi pasur edhe dje dhe të hënën me qindra kërkesa ,të cilat kanë ardhur në Thesar për ekzekutim dhe thesari është duke i ekzekutuar për mbulimin e qirasë 50 për qind për dy muajt sipas vendimit të Qeverisë, por gjithashtu është duke u trajtuar edhe masa tjetër e cila ka të bëjë me 170 euro të punëtorëve. Ekzekutimi nuk është ndalë, megjithatë për ta implementuar komplet pakon fiskale emergjente, na duhet patjetër që të ketë rishikim. Ne po mendojmë që seanca nesër ta aprovojë tejkalimin e rregullës fiskale dhe shfrytëzimin e bilancit bankar, në mënyrë që të krijohet hapësirë për një rishikim më të saktë të buxhetit dhe besojmë që në fillim të javës tjetër do e kalojmë buxhetin e rishikuar në Kuvend”, theksoi Bajrami.

Pas mbledhjes së Komisionit për Financa dhe Transfere, Hekuran Murati tha se në rend dite kanë pasur shqyrtimin e dy raporteve, të KRPP-së dhe OSHP-së, mirëpo meqenëse për nesër është vendosur të mbahet seanca plenare, kryesia ka kërkuar që Komisioni për Financa dhe Transfere t’i trajtojë po ashtu disa vendim-propozime dhe kërkesa të qeverisë dhe disa projektligje që qeveria i ka kërkuar, të cilat kanë të bëjnë me ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kërkesat për rritjen e kufirit të deficitit.

Murati theksoi se një pjesë e këtyre vendimeve nuk e morën aprovimin ose rekomandimin e Komisionit, meqenëse koalicioni qeverisës ka votat e brishta, dhe kishte raste kur këto propozime nuk morën votat e mjaftueshme që të rekomandohen për seancë parlamentare.

Nëntë masat e parapara në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Nëntë masat e parapara në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë COVID-19

Kreu i këtij komisioni paralajmëron qeverinë se për rishikim të buxhetit do të kenë vështirësi ta votojnë, pasi siç tha ai pozita ka vota të brishta.

“Kësaj radhe qeveria ka plan të rishikojë rishikimin e buxhetit, por nuk e di si do t’ia dalin marrë parasysh që i kanë pasur 61 vota gjatë votimit të qeverisë, e për me tepër dy prej tyre janë të kontestuara. Pra, nuk di a do të mund t’ia dalin dhe ta sjellin një buxhet të rishikuar. Edhe nëse e sjellin, nuk e di si do të duket deri në fund buxheti me të gjitha kushtëzimet që do t’ia bëjnë deputetët e koalicionit. A do ta përkrahë VV? Duhet të shihet se çka propozohet, çka kërkohet. Mirëpo çdo gjë do të vendoste pasi të jetë materiali”, pohon Murati.

Kreu i këtij komisioni ka folur edhe për ngecjet e zbatimit të pakos emergjente. Sipas tij, qeveria e kaluar pati filluar me zbatimin e pakos emergjente dhe ka bërë pagesat e nevojshme, tash i takon kësaj qeverie të gjejë mënyra dhe metoda se si ta kryejë obligimet që i ka marrë.

Ai tha se ‘qeveria ilegale’ fillimisht duhet të fillojë me shkurtimet e shpenzimeve, por që sipas tij, po ndodhë e kundërta.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë

Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë

Ekonomi
Qershia mbi tortë - Agusholli merr certifikatën e Sistemit të Sigurisë Ushqimore

Qershia mbi tortë - Agusholli merr certifikatën e Sistemit të Sigurisë Ushqimore

Family Agusholli Sweets
Kalo në kategori