LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Programi i Nismës, shpresë për Kosovën

Bajrami: Programi i Nismës, shpresë për Kosovën

Programi i Nismës është shpresë për Kosovën, në veçanti të rinjtë. Kështu thotë Valdete Bajrami e Nismës për Kosovën.

Bajrami thotë se programi që përfaqëson Nisma për Kosovën, është shpresë për vendin. Duke ftuar qytetarët për të votuar, ajo tha se 25 mijë vende të punës, parashihen në programin e tyre, përfshirë punësimin e një anëtari për çdo familje.


Duke folur në TV Rrokum ajo tha se me Haradinajn dhe Limajn, Kosova do të ecë përpara.

Ndërkohë Bajrami ka pasur vetëm fjalë të këqija për qeverisjen Mustafa.