Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi dhe ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kanë pritur në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë, Irena Beqirja, ku është diskutuar çështja e çmimeve referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera që janë pjesë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani nga dy vendet.
Beqirja ka thënë se kanë rënë dakord që dy organizata të tatimeve dhe doganave në çdo vendimmarrje dhe çdo proces që lidhet me tragetin midis dy vendeve të dakordohen paraprakisht. Sipas saj, ka vullnet politik nga të dyja palët dhe se është zotuar që tregtia me Kosovën është një nga prioritetet e Qeverisë shqiptare. Ajo ka sqaruar për vendosjen e çmimeve referencës për produktet kosovare.
“Zakonisht çmimet e referencës vendosen nëpër administrata të doganore si një metodë e gjashtë në vlerësim. Pra ku një tregtarë vjen në doganë përdorë transaksionin, nëse i ka të gjitha dokumentet në rregull, faturat, certifikatën e origjinës, nëse nga ana e doganës dyshohet që një pjesë e mirë e dokumenteve nuk janë të rregullta përdoret çmimi i referencës sepse është vlerësimi. Pra është si metodë vlerësimi. Kuptohet është e gjashta që përdoret dhe gjithë doganat shqiptare por edhe me Kosovën të paktën 85 për qind e të gjitha vlerësimeve bëhet në bazë të transakcioneve. ..Vetëm kur ka ndonjë anomali mund të përdoret çmimi i referencës. Ne kemi çmime të referencës jo vetëm me Kosovën por edhe me vendet tjera. Nuk është një gjë që ka ndodhur vetëm me Kosovës dhe ka ndodhur vetëm me patate, zakonisht Ministria e Financave në mënyrë të herë pas hershme miraton disa çmime referente për disa produkte që dogana duhet t’i zbatoj në rastet kur produkti që vjen me dokumentacionin të jetë i plotë“, tha Beqirja.
Ajo ka pranuar se për vendosjen e çmimeve referente nuk është njoftuar ministrja e Kosovës, por që sipas saj, në nivel teknik doganat me njëra-tjetrën kanë pasur shkëmbim informacioni ditor.
Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se Kosova si anëtare e CEFTA-së, ka probleme dhe barriera tregtare me vendet fqinje. Ajo u ka bërë thirrje fermerëve kosovarë që t’i eksportojnë patatet në Shqipëri sepse nuk do të ketë më barriere.
“Është e vërtet, Kosova si anëtare e CEFTA-së, ka probleme dhe barriera tregtare me disa vende, sidomos me vendet fqinje. Një numër të barrierave i kemi edhe me Shqipërinë, ajo çfarë është përparësi me autoritetet shqiptare kemi bashkëpunim shumë më të ngushtë, qasje të nivelit më të larta institucionale atje, dhe ka një vullnet politikë për t’i zgjidhur këto probleme. Ne sot biseduam për çmimet referente të patates. Dua të shfrytëzoj rastin që me iu bërë thirrje fermerëve kosovarë që ata pa asnjë lloj hezitimi të ekspertojnë patatet e tyre në Shqipëri sepse nuk do të ketë barriera nga autoritetet doganore të Shqipërisë“, tha Bajrami.
Ndërsa, zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, tha se janë diskutuar hapat dhe masat që dalin nga marrëveshjet që janë arritura me marrëveshjet mes dy vendeve.
“Në këtë kuptim i diskutuam të gjitha hapat dhe masat që rrjedhin prej këtyre marrëveshjeve . Edhe diskutuam bashkërisht për problemet e fundit, çmimet referente për të cilat ministrja e Tregtisë do të flasë më shumë. pra qëllimi i takimit ishte me vazhdua bashkëpunimin në mënyrë që tregjet tona me qenë më të hapura , më të afërta edhe bizneset tona me pas më lehtë shkëmbimin tregtarë.”, tha Krasniqi.
Në ketë takim pjesëmarrës ishin, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit t Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar, Behxhet Haliti. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit