LAJMI I FUNDIT:

Bajrami e Murati përplasen për rritjen e tatimit në pronë: Ministri braktis mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje Financiare

Bajrami e Murati përplasen për rritjen e tatimit në pronë: Ministri braktis mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje Financiare

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati që ta bëjë shfuqizimin e vlerësimit në pronë.

Deputetja Bajrami tha se rritja çmimit të tatimit në pronë është shqetësuese.


Duke iu përgjigjur deputetes Bajrami, Murati u shpreh se Ministria e Financave nuk ka bërë asnjë lloj ndryshimi ligjor për rritje të çmimit të tatimit në pronë.

Murati tha se bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat”, tha ai.

Këtë reagim të deputetes Bajrami, Murati e quajti konferencë për media. Pas kësaj, ministri Murati braktisi mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje Financiare. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Zbritet çmimi i naftës dhe gazit në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

Zbritet çmimi i naftës dhe gazit në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori