LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci i VV-së pas dorëheqjes së shefit të AKI-së: Edhe shumë të tjerë, mirë është mos me prit muajin dhjetor kur fillon dimri

Bajqinovci i VV-së pas dorëheqjes së shefit të AKI-së: Edhe shumë të tjerë, mirë është mos me prit muajin dhjetor kur fillon dimri

Pas dorëheqjes së drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thumbuar pushtetarët aktualë.

Sipas tij, disa nga pushtetarët e tjerë nuk duhet ta presin dimrin për të dhënë dorëheqje.


“Mirë është mos me prit muajin dhjetor kur fillon dimri edhe shumë tjerë,,,,,”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij në Facebook.

Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni
Lexo po ashtu Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare.

Haradinaj ka lavdëruar Maxhunin, duke thënë se “roli i tij gjatë mandatit qeverisës ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/