LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Nuk e di nëse ishte defekt apo dikush kishte vendosur diçka që të digjet vetura

Bajqinovci: Nuk e di nëse ishte defekt apo dikush kishte vendosur diçka që të digjet vetura

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka shpëtuar pa lëndimë të mëdha nga incidenti ku u dogj vetura e tij.

Bajqinovci në Klan Kosova ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.


Ai tha se atij i janë djegur dy gishta.

“Mirë. Pak gishtat më janë djegur dhe pak rrobat por në përgjithësi me shëndet mirë.Unë isha duke shkuar deri në një vend dhe sapo e ndeza veturën, nuk e di a janë 100 metra sepse ka qenë në kamera e gjitha ajo pjesë ku është djegur vetura dhe kam parë tym brenda dhe jam kthyer pak prapa. Duke u kthyer prapa ka filluar flaka nga këmbët. E kam ndal veturën në një parking në mes të rrugës, sepse e pashë që filloj të digjet vetura dhe kam dalë”.

“Kam tentuar që më një pallto timen ta ndali flakën por ka qenë e pamundur sepse flaka vinte nga këmbët. E kam hapur pjesën e haubës dhe kam tentuar ta heq akumulatorin por edhe aty e mori flaka dhe e pashë që nuk është e mundshme të bëj asgjë”.

“Pastaj së bashku me një djalë unë i kam thirrur policinë dhe ai i ka thirrur zjarrfikësat.Ngjarja është zhvilluar shumë shpejt diku për rreth 6-7 minuta vetura është djegur vetura.Sa isha duke u kthyer prapa, e lashë veturën midis rrugës i hapa dyert dhe dola, sepse e pashë që vetura po digjet”.

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet shtoi se gati sa nuk u dogj edhe ai brenda veturës.

“Këtë veturë e ndezi pak më rrallë, një herë në javë. Kështu shkoj me të diku pak më larg. Por, sot nuk e kisha mundësinë të shkoj askund sepse gati u djega në të”.

Ai theksoi se nuk mundet të paragjykojë se a ka qenë ndonjë defekt teknik apo dikush ka vendosur diçka brenda veturës që të digjet.

“Nuk mund të paragjykojë sepse janë organet e hetuesisë që po merren me rastin. Por, rrethi ku ka qëndruar vetura por edhe perimetri prej 50-60 metrash komplet ka qenë në kamera. Nuk mund të them nëse ishte defekt apo dikush kishte vendosur diçka në të që të djeget. Por, unë gati u djega. Këtë di ta them”, tha më tej Bajqinovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori