LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Kur opozitës u dështon kauza, sajojnë filma të lodhtë

Bajqinovci: Kur opozitës u dështon kauza, sajojnë filma të lodhtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci ka kritikuar opozitën duke thënë se kur e shohin se po u dështon kauza, sipas tij sajojnë filma “të lodhtë”.

Ai ka thënë se “çirren për antiamerikanizëm e fryhen plotë shpresë ‘mos Amerika po na rehaton në pushtet me vazhdu biznesin’ e në anën tjetër Senati përfshinë FSK-në si ushtri partnere për stërvitje e operacione të përbashkëta”.


“Kur e shohin që prapë e kanë bërë skllotë, fillojnë e mendojnë se çfarë reformash po i bën Qeveria me ligjet për reformat në drejtësi, pagën minimale, ligjin që i mbron qytetarët nga çmimet abuzive me barna dhe Kuvendi zgjedh bartës funksionesh publike të aftë, të pastër, të përkushtuar, çohen e planifikojnë diversion kushtetues kundër vendimeve të mazhorancës që kanë në qendër mirëqenien ekonomike e sociale të çdo qytetari”.

“Pra, një destruksion antishtetëror malinj i një kaste që shpresën e vetme e ka tashmë në metodën e diversionit me institucione të kapura. Nuk mundeni. Mund të na vononi vetëm pak kohë. Me na ndalë asnjëherë. E ndërkohë, këto lojëra të ulëta qytetari po i sheh, kupton dhe natyrisht se do të ua tregojë vendin. Kanë me ju rrasë zgjedhje, në orarin e rregullt kushtetues”, ka shkruar Bajqinovci, në Facebook.