LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Po të isha kryeministër, Rakiqin do të shkarkoja për 15 sekonda

Bahtiri: Po të isha kryeministër, Rakiqin do të shkarkoja për 15 sekonda

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ende besim se Albin Kurti është politikani më i përshtatshëm për t’u përballur me Serbinë.

Bahtiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Rakiqin nuk do ta falte pas skandaleve që ka bërë në vazhdimësi.

“Personalisht Rakiqin do të shkarkoja pas 15 sekondave. Por ndoshta kryeministri albin Kurti ka plane tjera dhe di më shumë. Unë po të isha kryeministër do ta kish shkarkuar qysh në kohën kur Rakiqi iu printe protestave në shtator”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nahtiri thotë se nuk ka mundësi për eskalim të situatës në Kosovë për shkak të pranisë së ndërkombëtarëve.

“Serbia e di mirë ku është kufiri. Ata e dinë poashtu se kufiri është përcaktuar dhe si i tillë do të mbetet gjithmonë”.

Bahtiri beson se Kurti është personi i duhur që do t’iu tregojë më së miri ndërkombëtarëve për nevojën e ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës.

Ai thotë se kryeministri mund të ketë 100 defekte por sipas tij ai duhet mbështetur në këto momente./Telegrafi/