LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: LDK po e kërkon postin e kryeparlamentarit, por kthim mbrapa nuk ka

Bahtiri: LDK po e kërkon postin e kryeparlamentarit, por kthim mbrapa nuk ka

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vjen nga radhët e LVV-së ka zbuluar se çka po kërkon LDK-ja në negociata, duke thënë se Lidhja Demokratike dhe në veçanti Lutfi Haziri, po kërkojnë që ta marrin postin e kryeparlamentarit.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook i ka dërguar një mesazh kreut të LDK-së, Isa Mustafa, duke i kërkuar që t’i lë anash interesat e ngushta dhe partiake dhe të vendos para vetës interesin e qytetarëve.


“Nuk kemi kohë për të humbur për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të shprehur me votën e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj LDK nuk bën të bëjë bllokadë institucionale, sepse populli ynë mjaftë ka vuajtur dhe e presin vendime jo të lehta në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë i Bahtirit:

“Marrëveshja e koalicionit duhet të përfundohet sa më shpejt, por LDK-ja dhe veçanësisht Lutfi Haziri duhet ta kuptojnë se kthim para 26 dhjetorit nuk ka. Nga 75 deputetë që kanë votuar ‘pro’, 27 deputetë të LDK-së e kanë votuar me vullnetin e lirë kryeparlamentarin, andaj kjo pikë tashmë është e përfunduar, sepse nuk mund të bëhen lojëra me veprime të tilla.

Kreu i LDK-së duhet t’i lë anash interesat e ngushta partiake apo grupore dhe të vendos para vetes interesin e qytetarëve, duke nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Nuk kemi kohë për të humbur për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të shprehur me votën e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj LDK nuk bën të bëjë bllokadë institucionale, sepse populli ynë mjaftë ka vuajtur dhe e presin vendime jo të lehta në të ardhmen e afërt. Pavarësisht zvarritjeve Qeveria do të votohet në fund nga të paktën 75 deputetë, ku prej tyre do të jenë 27 të LDK-së”, ka shkruar Bahtiri.

Janë bërë më shumë se tre muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet e prakohshme nacionale, e dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve ende nuk janë dakorduar për një marrëveshje.

Në tri takimet që u mbajtën javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, dështuan të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori