Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se prej momentit që ai ka ardhur në krye të Mitrovicës, është përpjekur që t’i ndihmoj kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore.
Këtë e ka deklaruar Bahtiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila e ka vetëm një pikë të rendit të ditës.
“Rakiq ka qenë çdo herë ai që nuk i ka përfillur kërkesat tona dhe të qytetarëve, ku shqiptarë janë shumicë. E di që 15 mijë shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. A ka më vështirë të jesh refugjatë në komunën tënde. Jam në një situatë tejet të rëndë. Nuk ka më vështirë se ta shohësh shtëpinë tënde, e mos të banosh aty. Rakiq nuk e ka lejuar këtë. Kërkesa ime ka qenë e pareshtur që të ketë mirëkuptim për këtë. Politika dhe njerëzit e veriut kanë synuar që të bëhet një spastrim etnik. Janë bërë të gjitha përpjekjet në Bruksel dhe në Prishtinë, madje e kemi një vendim të përbashkët rreth kësaj, por që nuk po zbatohet”, ka theksuar Bahtiri.
Ai më tutje ka shtuar se vendimi i Rakiqit për tu dorëhequr, duke bojkotuar dhe paralizuar komplet atë pjesë, ka bërë sipas tij, që qytetarët të më kërkojnë që ta thërrasim këtë seancë.
“Sa i përket panikës së krijuar nga serbët në veri, që do të mbesin pa bukë e barna, unë i garantoj ata që askush në Republikën e Kosovës nuk do të mbetet pa bukë e barna”, ka shtuar Bahtiri.
Sipas tij, me ndryshimin e nenit përkatës, propozohet që Mitrovica të jetë një komunë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Donjet Bislimi ka theksuar se PDK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë për bashkimin e Mitrovicës, por duhet sipas tij, të ngrisim një pyetje themelore, e ajo është se “kush qëndron pas kësaj ideje, kryetari apo Lëvizja Vetëvendosje”.
Ai ka thënë se ata si parti janë të bindur që pas kësaj ideje është LVV, pasi sipas tij, është nuhatur një situatë ku mund të shpërthej dhuna.
“Të gjithë e dimë që kufiri administrativ është caktuar në baze të pakos së Ahtisarit. PDK gjithmonë ka deklaruar që Mitrovica është e bashkuar. Ne takojmë çdo ditë qytetarë. Kemi një propozim që rezoluta të përfshije disa pika: Hapja e Urës, Spitali të jetë i lirë, kthimi i qytetarëve në pronat e tyre në veri dhe ndërtimi i shtëpive të tyre”, ka thënë Bislimi.
Ndryshe, Kuvendi i Komunës Jugore të Mitrovicës, të enjten ka bërë të ditur se ka thirrur një mbledhje urgjente për ditën e premte, me qëllim të siç thuhet “Ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativ të komunës, me qëllim të bashkimit të qytetit të Mitrovicës”.
Sipas një njoftimi, në zbatim të nenit 44, paragrafi 6, të Ligjit Nr. 03/L-040 për vetëqeverisje lokale; nenit 7, paragrafi 1, të Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 32, paragrafi 3, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 16, paragrafi 2, të Rregullores Nr. 12/2013 Për punën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për të premten më dt. 30.11.2018, thërret mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës.
Po sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, në këtë mbledhje të thirrur do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës dhe ajo do të jetë “Inicimi i ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-041 për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim, bashkimi i Mitrovicës”.
Ndryshe, pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar ditë më pare që Qeveria e Kosovës ta shfuqizojë vendimin për ndarjen e Mitrovicës dhe ai të jetë kryetar i Mitrovicës së bashkuar.
Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë