LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Fitorja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje do të mbahet në mend 50 vite

Bahtiri: Fitorja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje do të mbahet në mend 50 vite

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka komentuar disa zhvillime nga e kaluara dhe problemet e tij me AKR-në.

Bahtiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai është tradhtuar nga AKR.


Ai ka thënë se derisa ka qenë nënkryetar i AKR-së nuk është pyetur kur është lidhur koalicioni me PAN-in.

“Për koalicionin me PAN-in kam marrë vesh në ora 16:00. Unë kam qenë negociatorë për të lidhur koalicion me Vetëvendosjen. Ndjehem i thyer që janë bërë negociata jashtë vendit për të lidhur koalicion me PAN-in”.

Bahtiri thotë se nuk ka dashur të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës por thotë se e ka bërë këtë për hir të dikujt tjetër pa dashur të përmend emra.

Kryetari i Mitrovicës thotë se në momentin kur nuk do të jetë në këtë post do të shkojë në Holandë.

Bahtiri ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje do të mbahet në mend për 50 vite.

“Të largohen shtyllat kryesore të partisë. Të largohen 12 deputetë. Të largohet kryetari i kryeqytetit. Të rikuperosh këto largime dhe të fitosh 220 mijë vota, është historike”.

Bahtiri ka thënë se ka pritur që LDK do të merr më pak vota se që ka fituar në këto zgjedhje.

“Është arritja më e madhe e LDK-së prej vdekjes së Rugovës e këndej”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori