Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim bahtiri, ka emëruar Faruk Mujkën e Vetëvendosjes nënkryetar të Komunës.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili tha se në bashkëpunim me Mujkën do të vazhdohen të përfundohen të gjitha proceset e nevojshme për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.
Bahtiri tha poashtu se nuk pati asnjë mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të ri, pozitë të cilën tashmë i ka dorëzuar kryetarit të degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë Faruk Mujkës.
Marrja e kësaj pozite vjen menjëherë pas koalicionit të lidhur para disa ditëve në mes AKR-së dhe VV-së, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, shtoi poashtu se ky nuk do të jetë i vetmi koalicion i lidhur në mes këtyre dy subjekteve, pasi sipas tij synohet që koalicion të ketë edhe në nivel qëndror./Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251