LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Edhe nëse shkojmë 20 herë në zgjedhje, LVV kërkon koalicion vetëm me LDK-në

Bahtiri: Edhe nëse shkojmë 20 herë në zgjedhje, LVV kërkon koalicion vetëm me LDK-në

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se LDK ishte më shumë e interesuar për Ministrinë e Brendshme pasi ajo ofron mundësi të mëdha për punësime.

Bahtiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vetëvendosje nuk ka pasur qëllim të merr presidentin e as kryeparlamentarin por sipas tij ky i fundit u është imponuar.


Ai thotë se në takimin që ka pasur me Agim Veliun i ka propozuar që në vend të kryetarit të Parlamentit, Vetëvendosje LDK-së do t’i jepte Ministrinë e Jashtme dhe në këtë mënyrë palët të ishin të barabarta me pozita.

I pari i Mitrovicës thotë se këtë ofertë Veliut ia ka bërë derisa VV po mbante mbledhje të Këshillit Drejtues dhe sipas tij Kurti ka pasur njohuri për këto lëvizje.

Bahtiri thotë se zgjedhja e Konjufcës është punë e përfunduar dhe se nuk ka më kthim mbrapa.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se LDK ka kërkuar Ministrinë e Brendshme për shkak të mundësive të mëdha që kjo ministri ofron për punësimin e njerëzve jo për të luftuar krimin e korrupsionin.

Bahtiri: LVV deshi ta propozojë Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit ditën kur u zgjodh Konjufca
Lexo po ashtu Bahtiri: LVV deshi ta propozojë Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit ditën kur u zgjodh Konjufca

Kryetari i Mitrovicës thotë se të gjitha partitë tjera janë të interesuar për të bërë koalicion me Vetëvendosjen por se këta të fundit nuk duan një gjë të tillë.

“Unë kam thënë se edhe nëse shkojmë 20 herë në zgjedhje ne do të kërkojmë që LDK të jetë partneri ynë”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori