Edicioni i fundit i GoodWood Festival of Speed, do të mbahet mend për gara të ndryshme, shumë makina të ri konstruktuara, si dhe tjera që kanë nivel të lartë luksi.

Në kategorinë e makinave të garave që ngasin në rrugë të zakonshme, vendin e parë e ka zënë BAC Mono, duke lënë prapa rivalët Caterham Seven dhe Radical RXC.

Makina britanike e ka kaluar shtegun me shumë kthesa dhe pjerrtësi, për disa sekonda më shpejtë se të fundit.

Audi R8 ka fituar në kategorinë e supermakinave, duke lënë prapa Nissan GT-R dhe Porsche 911 Turbo S. /Telegrafi/