LAJMI I FUNDIT:

Babai vrasës: E pyeta vajzën i kujt ishte fëmija, nuk tregoi dhe e vrava nga turpi (Video)

Babai vrasës: E pyeta vajzën i kujt ishte fëmija, nuk tregoi dhe e vrava nga turpi (Video)

69-vjeçari Doksan Dushku, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, ka treguar para gjykatës historinë që çoi në ekzekutimin e 21-vjeçares me tetë plumba automatiku.

Në sallën e gjyqit, ai nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme për ngjarjen, duke mjaftuar me pranimin e fajësisë.

Prokurori Behar Dibra, lexoi kronologjinë e ngjarjes, referuar dëshmisë së të dyshuarit vrasës dhe dy djemve të tij të dhënë në polici. Prokurori tha se gjithçka kishte nisur 10 ditë më parë, ku Doksan Dushku kishte vërejt ndryshime fizike te vajza e tij 21-vjeçare – Fatmira.

Ai, së bashku me dy djemtë e tij dhe nipat, mësohet se ishin mbledhur duke kërkuar nga vajza të tregonte se kush ishte babai i foshnjës që rritej në barkun e saj. Sipas akuzës, vajza nuk ka pranuar të tregojë të dashurin, gjë e cila ka sjellë irritimin e 69-vjeçarit.


Pasi dy djemtë kishin rënë në gjumë, Doksani ka marrë automatikun dhe në prag të derës ka shkrepur duke ekzekutuar me tetë plumba vajzën e tij.

69-vjeçari ka rrëfyer para prokurorëve se edhe varrimi i vajzës dhe përhapja e lajmit për vdekje aksidentale të saj ishte bërë për shkak të frikës nga trupi në fshat.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes së testit të ADN-së, që pritet të hedhë dritë mbi atësinë e fëmijës së të ndjerës.

Avokati i caktuar nga gjykata, Arben Peci, kërkoi një masë më të butë për shkak të moshës duke u kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikik, pasi vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

Gjyqtari, pasi dëgjoi palët, vendosi të izolojë në qeli 69-vjeçarin duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Doksani rrezikon 35 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. /Shekulli/

Babai vrases by fstafa

Në trend Lajme

Më shumë
Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Lajme
Grenell kërkon t'i ndalet financimi Speciales: Është e gjitha politike

Grenell kërkon t'i ndalet financimi Speciales: Është e gjitha politike

Lajme
Njohja nga Sudani – një sukses diplomatik që u mirëprit nga të gjithë

Njohja nga Sudani – një sukses diplomatik që u mirëprit nga të gjithë

Lajme
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Kronika e Zezë

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Lajme
Kalo në kategori