“Babai ushtroi dhunë edhe ndaj neve”, si ndikojnë rastet e dhunës në familje tek fëmijët

“Kam me vra nënë tuaj...” ky është kërcënimi që kishin marr disa fëmijë, nga babi i tyre, për diçka që atij nuk i pëlqente.
Përveç këtij kërcënimi, këta fëmijë të moshave nga 8 deri në 18 vjeç shpesh ishin vetë viktimë e edhe më shpesh dëshmitarë të dhunës, që babai ushtronte ndaj nënës së tyre.
Përfundimi ishte fatal për familjarë të tjerë, meqë babai i tyre dyshohet për vrasje të rëndë.
Dukagjini ka arritur të sigurojë dosjen e një prej vrasjeve që ka ndodhur këtë vit, por që ka vendosur të mos e identifikojë për shkak se disa prej dëshmitarëve janë ende të mitur.
Në të gjitha deklaratat e tyre, tregohet se raportet në familje nuk kanë qenë të mira, dhe se babai i tyre sa herë që nervozohej mllefin e shfrynte tek ta e nëna e tyre.
“Në familjen tonë së nga fëmijëria ne kemi pasur probleme mes prindërve gjithmonë pasiqë babi ka qenë më i dhunshëm dhe sa herë nervozohej ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj nënës sime. Po ashtu nuk na ka kursyer as neve fëmijëve shpesh herë. Këto probleme kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës sonë.”
Por, nuk ishte vetëm babai, meqë edhe familjarë të tjerë kishin qenë të dhunshëm me ta, duke ua drejtuar edhe armën disa prej fëmijëve.
“Kemi qenë duke hyrë … tek lagjja… i themi ne, kur na ka dalë para një veturë nga e cila ka dalë axha im.. i cili kishte një revole në dorë. Ai e hapi derën e pasme ka ishte e ulur motra.. e ka kërkuar që të dalim nga vetura të kthehemi me të në shtëpi, pasi që ne nuk dolëm ai ia drejtori revolen … duke i thënë dilni se ju vraj…Po ashtu dua të shtoj që babai im ka qenë i dhunshëm, vazhdimisht na ka trajtuar keq ka ushtruar dhunë fizikisht dhe psiqikisht.”
Pasojat që lënë këto ngjarje tek ta janë të rënda, derisa sipas sociologut Jeton Brajshori duhet të trajtohen me seriozitet edhe nga ana e institucioneve.
“Normalisht ndikimi është shumë i madh tek fëmijët sidomos tek fëmijet minor dhe ata që kanë hyrë në periudhën e adoleshencës, për shkak të zhvillimit të tyre biologjik dhe për shkak të zhvillimit të tyre personal, në qoftë se shohim vazhdimisht dhunë në familje, qoftë dhunë fizike apo psiqike atëherë kjo do ndikojë në personalitetine fëmijëve dhe nëse nuk trajtohet atëherë normalisht ose do shënderrohen në tipa introvert ose në tipa që do e përdorin këtë që e shohin në shtëpi…”, ka deklaruar Jeton Brajshori – Sociolog.
Derisa Fjolla Hoxha, nga organizata “Terre des hommes”, thotë se legjislacionet e Kosovës duhet të zbatohen në praktikë nga ana e institucioneve përgjegjëse.
“Fakti që ne kemi një ligj për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojten nga dhuna në familje apo një strategji specifike për këtë cështje nuk e zvogëlon numrin e rasteve farkeqësisht të dhunës në fmailje që kemi e fatkeqësisht ndikimi më i madh negativ vrehet tek fëmijët, në aspekte të ndryshme..”, ka theksuar Fjolla Hoxha – “Terre des hommes”.
Televizioni ka kërkuar të dhëna nga Policia e Kosovës, se sa është numri i rasteve të raportuara ku viktima të dhunës në familje janë të moshës nga 0 deri në 18 vjec, por të njëjtit nuk kanë ofruar të dhëna të tilla për këtë vit, por vetëm për vitin e kaluar.
“Gjatë vitit 2024 janë evidentuar 2959 raste. Në këto raste, 2368 viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe 617 të gjinisë mashkullore (numri i viktimave është më i madh se numri i rasteve pasi në një rast ka mundësi të ketë qenë më shumë se një viktimë). Sa i përket moshës së viktimave, grup-mosha 0-18 vjeçar janë 220 viktima, 18-20 vjeçar=127 viktima, 20-30 vjeçar = 782 viktima, 30-40 vjeçar=741 viktima, 40-50 vjeçar = 527 viktima, 50-60 vjeçar=330 viktima, 60-70 vjeçar = 181 viktima, 70-80 vjeçar=60 viktima dhe mbi 80 vjeçar = 17 viktima. Rastet më të shpeshta sa i përket raporteve familjare janë rastet mes burrit dhe gruas me 1169 raste, pasuar nga 327 raste të të përfshirëve që raportet i kanë bashkëjetesë dhe në 283 raste janë përfshirë ish bashkëshortët”, thuhet nga Policia.
E vetëm gjatë periudhës janar tetor të këtij viti në përgjithësi janë 2 mijë e 409 raste të dhunës në familje të raportuara, nga to 1 mijë e 984 raste viktima janë të gjinisë femërore.
- YouTube www.youtube.com







































