LAJMI I FUNDIT:

Babai reagoi shpejt dhe guximshëm, as nëna nuk qëndroi duarkryq – momenti kur një burrë tentoi të rrëmbejë një katërvjeçar në një farmaci në Florida

Babai reagoi shpejt dhe guximshëm, as nëna nuk qëndroi duarkryq – momenti kur një burrë tentoi të rrëmbejë një katërvjeçar në një farmaci në Florida

Një burrë nga Florida u arrestua pasi u përpoq të rrëmbejë një djalë 4-vjeçar nga brenda një farmacie në Miami Beach, Florida, të enjten, tha policia.

Por për fatin e vogëlushit dhe familjarëve të tij, babai i tij reagoi shpejt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Sipas tyre, incidenti i frikshëm, i cili u kap nga kamerat e vëzhgimit, ndodhi rreth orës 11:55 të mëngjesit kur djali dhe prindërit e tij po dilnin nga farmacia.

I dyshuari, i identifikuar si 26-vjeçari Nicolas Sternaman, mund të shihet duke hyrë në dyqan përpara se ai të kthehet papritur dhe të përkulet për të kapur djalin nga qafa.

Pamjet tregojnë Sternaman duke e ngritur fëmijën nga toka dhe duke u kthyer nga dera e dyqanit për t’u larguar, pas së cilës reagon babai i tij.

Djali mund të shihet duke rënë në tokë, ndërsa nëna e tij e dëshpëruar vrapon në mbrojtje të fëmijës së saj duke e marrë atë dhe duke e çuar në një vend të sigurt brenda dyqanit.

Ndërsa ajo e bën këtë, babai i djalit lufton me Sternaman për disa sekonda përpara se i dyshuari të mbyllë derën dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

Oficerët e policisë iu bashkuan ndjekjes dhe arrestuan Sternaman i cili po përballet me akuza për abuzim të rëndë të fëmijëve dhe rrëmbim të një fëmije. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori