LAJMI I FUNDIT:

Babai i kishte dhuruar për çdo ditëlindje shishe me uiski, i kishte shpenzuar 5500 euro për to – pas 28 viteve ato vlejnë 45 mijë

Babai i kishte dhuruar për çdo ditëlindje shishe me uiski, i kishte shpenzuar 5500 euro për to – pas 28 viteve ato vlejnë 45 mijë

Pete Robson nga Anglia mendonte se ka qenë interesante që të birit për çdo ditëlindje t’ia blejë nga një shishe me uiski, kështu për ditëlindjen e 18 vendosi t’ia blejë 18 shishe me uiski, shkruan BBC.

Matthew Robson ka lindur në vitin 1992, kurse babai i tij Pete për çdo ditëlindje i dhuronte shishe me uiski. Në këto 28 shishe i shpenzoi 5.500 euro, kurse ky koleksion sot kushton mbi 45 mijë dhe është nxjerrë në shitje, transmeton Telegrafi.

Matthew ka pranuar se nuk ka qenë ndoshta dhurata më e mirë për të birin, por ai vazhdimisht kishte pranuar nga ia ati këshilla që “kurrë të mos i hapë shishet”.


“Çdo vit kam pranuar uiski për ditëlindje si dhuratë. Mendoj se ishte një dhuratë e çuditshme sepse kam qenë shumë i ri për të filluar me pije alkoolike. Por ai vazhdimisht më paralajmëronte që nuk guxoj t’i hapi”, ka deklaruar Matthew.

E babai i tij, Pete tha se shishja e parë është e vitit 1974 dhe ishte blerë enkas për ditëlindjen e të birit.

“Kam menduar se ishte interesante për t’i blerë çdo vit uiski, kurse për ditëlindjen e 18 t’i dhurojë 18 shishe të uiskit”, ka shtuar ai.

E ky koleksion i tij ka tërhequr vëmendjen e personave të dhënë pas kësaj pije alkoolike, të cilën po e shet për 45 mijë euro, para këto të cilat shpreson t’i shfrytëzojë për blerjen e shtëpisë. /Telegrafi/