LAJMI I FUNDIT:

​Azemi reagon pas vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës

​Azemi reagon pas vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës
Foto: Arkiv

Gjatë së enjtes në Kosovë dy punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës. Një 50 vjeçar ka vdekur në Ferizaj derisa ishte duke punuar në projektin “Bashkimi i Qytetit” dhe një punëtor tjetër ka vdekur po ashtu në vendin e punës, i cili ka rënë nga lartësia në një punishte në Prishtinë.

Për këtë ka reaguar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi.


Në komunikatë është ritheksuar kërkesa e sindikatës bërë qeverisë që të ketë një fond për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës, qoftë edhe për mbulimin e ceremonisë së varrimit.

“Dje më 10.12.2020, brenda dite humbëm dy punëtorë të sektorit privat të Kosovës, humbëm këta punëtorë duke punuar në vendet e tyre të punës, njëri në Prishtinë e tjetri në Ferizaj gjersa familja e tyre e përcollën për ta kryere misionin e tyre për punë dhe që të mbrojë gjendjen e tyre sociale, në familje ata u kthyen në arkivol. Pa dashur me hy në analiza se a patën masat mbrojtëse në punë apo jo, dhe pa paragjykuar se si erdhi deri të vdekja e tyre, një është e qartë ne po punojmë për shtetin dhe pronarin e kompanisë, e për ne kush po punon?! Askush!, Ne e dimë se vdekje do të ketë, se këto ndodhin gjithkund në botë, por me këtë numër të punëtorëve që kemi, numri i vdekjeve të ne është 4 herë me i madh andaj pse kjo. Punëtori vdiq, organet e shtetit për verifikim e kryen punën e tyre, e ne pyesim a thua këta punëtorë ose me mirë të themi familjet e tyre duhet mbetur në mëshirën e ëndrrave…”, thuhet në reagimin e SPSPK-së.

Tutje thuhet se “Qeveria po ndan mjete për fontanë dëshirash, për lloj-lloj projektesh pa asnjë arsye, andaj prapë ju thërrasim të ndani një fondi simbolik por këta punëtorë sepse në të kundërtën do ju mallkojë shtresa e ultë e punëtorëve”. /KP/