Për shkak të mosrealizimit të kërkesave për pagesat shtesë nga qeveria, sot rreth 2 mijë punëtorë teknikë në spitalet e Kosovës janë futur në grevë.
Me nismën e kësaj greve, paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi janë takuar me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
Azemi pas takimit para mediave tha se gjatë ditës së sotme eventualisht deri të martën pritet që të dihet nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojnë këta punëtorë.
“Kërkesat tona janë reale dhe ministria dhe drejtori i ShSKUK-së i shohin të arsyeshme. Gjithçka çka ka mbetur është që sot brenda ditës të diskutohet, sepse duhet të sjelljet një vendim nga Qeveria e Kosovës që këta punëtorë duhet të subvencionohen. Cila do të jetë ajo shumë që ndoshta shpesh herë ata e kanë menduar se do të jetë një shumë ende më e madhe sesa që e meritojnë. Tash për momentin është mbetur që sot eventualisht nesër të merret një vendim, këta punëtorë duhet të stimulohen Duhet të gjenden vijat buxhetore, sepse sipas tyre kanë qenë të paplanifikuara dhe nuk e kundërshtojnë në asnjë rast pagesën e kësaj kategorie të punëtorëve, por vetëm duhet të gjenden module se si do të paguhen…Vendimi për ndarje stimulim do të jetë më së largu deri nesër”, tha ai, raporton KP.
Ai tha se greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë deri në momentin kur marrin garancion se do t’i marrin shtesat.
“Ne grevat do t’i vazhdojmë deri në momentin kur garantohemi se do t’i kemi mjetet tona. Kërkesë imediate e jona ka qenë që duhet të fillohet përnjëherë të bëhet pagesa, sidomos para festës së Vitit të Ri. Po shpresojmë se ajo do të bëhet, por megjithatë kjo do t’i mbetet të ardhmes”, tha ai.
Ai ka bërë të ditur se në të gjitha qendrat spitalore janë në grevë, përveç QKUK-së, për çka tha se kanë informacione se kanë pasur presion nga pronari se do t’i largojë nga puna.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker