LAJMI I FUNDIT:

Vllasi flet për ‘misterin’ e vdekjes së Rrahman Morinës

Vllasi flet për ‘misterin’ e vdekjes së Rrahman Morinës

Azem Vllasi, ish kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës, ka folur edhe për vdekjen e Rrahman Morinës.

Vllasi në emisionin “Kojshia Show” thotë se Rrahman Morina sa ka qenë gjallë ka qenë në shërbim të Beogradit.


“Edhe kur ndodhi okupimi klasik nga Serbia, të gjithë shqiptarët ishin në njërën anë, ndërsa ai mbeti në anën e Serbisë pa asnjë shqiptarë rreth veti dhe si i tillë edhe vdiq”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Vllasi thotë se ishte në dijeni për problemet shëndetësore që i kishte Rrahman Morina.

“Në mbledhjen e fundit Konferenca Krahinore e Lidhjes Komuniste të Kosovës synonte që ta ndryshonte emrin në Partia Socialiste e Serbisë për Kosovë dhe Metohi. Me sa e di unë Rrahman Morinës ia kishin përgatitur një vend pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë si shenjë falënderimi që ua ka kryer të gjitha punët e pista në Kosovë. Nga fundi i mbledhjes Rrahman Morina vdiq. Unë privatisht isha në dijeni se ai ka disa probleme shëndetësore me zemrën. Kamera e ka kapur që ai ka mbyllur sytë dhe pas tri-katër orësh është konstatuar vdekja e tij. Nuk ka asnjë mister për vdekjen e tij”, tregon më tej Azem Vllasi./Telegrafi/

Më poshtë momenti i vdekjes së Rrahman Morinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori