Azem Syla nuk është dërguar në paraburgim. Ai ndodhet në njësinë koronare në QKUK.
Syla, është “sëmurë” fill pasi Gjykata e Apelit ka miratuar kërkesën e prokurorit kundër vendimit të shkallës së parë që la të lirë Sylën pas dyshimeve se ishte përpjekur të ndikonte tek një dëshmitar i mbrojtur.
Burime të Insajderit kanë treguar se kur shërbimi korrektues ka shkuar për ta arrestuar Sylën në shtëpi, familjarët i kanë thënë se ndodhet në spital.
Sipas burimeve, EULEX-i kishte thirru Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës për ta marrë në QKUK, por mjekët kanë thënë se gjendja e Sylës është e rëndë.
“Mjekët janë arsyetuar se nuk mund të nënshkruajnë dërgimin e Sylës në burg në këtë gjendje”, ka thënë burimi.
Ndërkohë, një gjyqtar i EULEX-it ka urdhëruar mjekët që deri të hënën të kryejnë të gjitha ekzaminimet. Nëse nuk e bëjnë këtë, gjyqtari ka paralajmëruar se do të sillet një mjek i EULEX-it. Syla ishte sëmurë edhe javën e kaluar, kur qe arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Dy orë pasi Gjykata ka vendosur që ta lirojë Sylën, ai ka dalë nga spitali pa asnjë problem”, ka thënë një burim tjetër.
Azem Syla aktualisht ndodhet në një nga dhomat VIP të QKUK-së që shfrytëzohen nga të burgosur me ndikim siç janë ish-komandantët e UÇK-së.
Azem Syla është arrestuar sot gjatë ditës pasi që Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Eulex-it për paraburgimin e tij në rastin e njohur si “Toka”, me arsyetimin se ka bërë përpjeje për të ndikuar në dëshmitarin e mbrojtur.
Sylës i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej dy muajsh.
Gjykata ka bërë të ditur se e mori këtë vendim pasi ka vlerësuar se ekziston rrezik i lartë i pengimit të procesit duke ndikuar në dëshmitarë, “andaj vendosi që ndaj tij të shqiptoi masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej dy muajsh”. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë