Kryeredaktori i IllyriaPress, Ruben Avxhiu, i ka dalë në mbrojtje Ambasadores së Kosovës në New York, Vlora Çitaku, e cila përmes presidentit Thaçi ka njoftuar se Xhamajka ka njohur shtetësinë e Kosovës – gjë e cila u demantua nga Ministrja për Punë të Jashtme e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith.
Avxhiu ka thënë se nuk duhet hedhur faj ambasadores Çitaku për rastin e Xhamajkës, pasi për këtë është shprehur se duhet hetuar.
“Kosova ka nevojë për seriozitet dhe përgjegjësi në politikën e jashtme. E vetmja që nuk e shpalli publikisht njohjen nga Xhamajka ishte Ambasadorja Vlora Çitaku – për ironi ajo është e vetmja që mund të ndëshkohet për këto deklarata. Ka nisur keq kjo ditë për Kosovën sot, pasi ministrja e Jashtme e Xhamajkës u detyrua të mohojë publikisht se vendi i saj e ka njohur Kosovën. Se çfarë ka ndodhur është në hetim, po nxitimi për t’ia lënë barrën e fajit Ambasadores Vlora Çitaku nuk premton për ndryshime serioze në shtetin e Kosovës”, thotë ai.
Sipas tij, në SHBA për një veprim siç ishte ai i Çitakut barra do të shkonte në instancat më të larta, por ka thënë se në Kosovë e Shqipëri ndodh e kundërta.
“Ka një shprehje të famshme e Presidentit Truman, “the buck stops here”, kuptimi i të cilës ishte që kushdo që ta kishte fajin në administratën e tij, përgjegjësia i mbetej atij si President. Në Kosovë ashtu si në Shqipëri, përgjegjësinë gjithmonë e ka dikush tjetër, vetëm drejtuesit e institucioneve jo. Pa dyshim që ky është një moment i sikletshëm për drejtuesit e shtetit të Kosovës, që pasi falënderuan publikisht Xhamajkën dhe kryeministrin e saj për njohjen tani do të durojnë përqeshjen në publik nga serbët, hijen mbi imazhin jo serioz të Kosovës si shtet, për të mos thënë rrezikun se duke e deklaruar para kohe njohjen e mundshme ta kenë sabotuar atë”, ka deklaruar ai.
Më tej është shprehur se nuk është hera e parë që Kosovë, bëhet garë për të shpallur njohje e mosnjohje.
Sipas tij, politika e brendshme kosovare është bërë pjesë e asaj të jashtme, apo e kundërta, dhe përgënjeshtrimet shpesh nuk kanë aq bujë sa lajmet e gëzuara.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
Ka nisur keq kjo ditë për Kosovën sot, pasi ministrja e Jashtme e Xhamajkës u detyrua të mohojë publikisht se vendi i saj e ka njohur Kosovën.
Se çfarë ka ndodhur është në hetim, po nxitimi për t’ia lënë barrën e fajit Ambasadores Vlora Çitaku nuk premton për ndryshime serioze në shtetin e Kosovës.
Ka një shprehje të famshme e Presidentit Truman, “the buck stops here”, kuptimi i të cilës ishte që kushdo që ta kishte fajin në administratën e tij, përgjegjësia i mbetej atij si President. Në Kosovë ashtu sin ë Shqipëri, përgjegjësinë gjithmonë e ka dikush tjetër, vetëm drejtuesit e institucioneve jo.
Pa dyshim që ky është një moment i sikletshëm për drejtuesit e shtetit të Kosovës, që pasi falenderuan publikishte Xhamajkën dhe kryeministrin e saj për njohjen tani do të durojnë përqeshjen në publik nga serbët, hijen mbi imazhin jo serioz të Kosovës si shtet, për të mos thënë rrezikun se duke e deklaruar para kohe njohjen e mundshme ta kenë sabotuar atë.
Nuk është hera e parë që ndodh kjo si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Të përfshirë në një garë për të shpallur njohje e mosnjohje, udhëheqësit e të dy vendeve shpesh kanë festuar para kohe në publik. Politika e brendshme është bërë pjesë e asaj të jashtme, apo e kundërta, dhe përgënjeshtrimet shpesh nuk kanë aq bujë sa lajmet e gëzuara. Për disa udhëheqës të këtyre vendeve për fat të keq, puna e njohjeve është bërë thjesht pjesë e betejës së brendshme politike.
Njohjet në këtë pikë kanë rëndësi, po jo peshën që gëzonin dikur. Më e rëndësishme për Kosovën është që të bëhet një shtet ku qytetarët shohin begati e ku duan të jetojnë, rrisin fëmijët, e të vdesin, sesa nëse i njeh 110 apo 111 vende.
Shfaqja në horizont e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e kalon gjithashtu në plan të dytë, në mos të tretë procesin e njohjes. Sa do të drejtë të ketë Kosova që të njihet si shtet, apo sado përpjekje që të bëjë Serbia me ndihmën e Rusisë, të dyja palët kanë arritur njëfarësoj kufirin e mundësive të tyre. Edhe nëse ndryshojnë disa vende qendrimet e tyre, pak a shumë këto janë raportet e njohjeve që do të mbeten për shumë kohë, nëse nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.
Shumica e atyre që nuk e njohin Kosovën nuk kanë ndonjë problem me të. Kanë arsye të tyre të brendshme. Ose kanë parime që kushtëzojnë njohjën me anëtarësinë në OKB. Ose pastaj janë aleate apo të varura nga Rusia apo armiqësore ndaj SHBA-së dhe kanë më shumë përfitim që të mos e njohin Kosovën.
Tani përtej analizës së gjendjes ndërkombëtare, meriton vëmendje praktika e punës. Kosova duhet të tregojë vetëpërmbajtje në këtë drejtim, pikërisht sepse kjo nuk e ka më rëndësinë që ka pasur më parë.
Asnjë drejtues institucioni nuk ka pse deklaron para kohe njohjet. As që po vijnë njohjet. As që ndodhi njohja. Të paktën jo deri sa të ketë kofirmim. Përndryshe kjo mund të sabotojë dhe shpesh ka sabotuar njohjet. Disa herë ministria e Jashtme në vite ka paralajmëruar njohje të cilat nuk kanë ndodhur, sepse mesguri, Serbia nëpërmjet Rusia ka nxituar të sabotojë procesin duke nxitur të paktën shtyrjen e deklarimit.
Për fat të keq, politikanët shqiptarë kanë në garë me njëri-tjetrin më shumë se me Serbinë dhe nxitojnë të marrin pëlqime e falenderime në rrjetet sociale një gjë që për ta ka më shumë rëndësi se një shtet diku aty për të cilin kanë pak informacion.
Nuk e di se si mund të ndëshkohen drejtuesit politikë që të heqin dorë nga kjo lojë. Vetëm një ndërgjegjësim i publikut kosovar mund të detyrojë korrigjim të sjelljes së keqe. Edhe ashtu dihet se militantët partiakë nuk do të mungojnë me shpallje meritash të kota.
Këtu më së paku kanë qenë fajtorë udhëheqësit e Vetëvendosjes që në opozitë kanë qenë të papërfshirë në garën e kotë të deklarimeve dhe rrëmbimit të meritave personale. Kësaj here u tërhoqën në garë për të mos mbetur pas një Presidenti të cilin nuk e duan dhe bësojnë se u ka hyrë në kompetenca që nuk i takojnë.
Reagimi instiktiv i tyre për të ndëshkuar Ambasadoren Vlora Çitaku që u ka përcjellë informacionin është instikt politik për t’u hakmarrë ndaj Presidentit Thaçi. Me llogjikën e Ballkanit, nëse është emëruar nga Thaçi është ambasadore e Thaçit. Reagimi është edhe instikt vetëmbrojtës për të larë veten nga ky gabim i parë në qeveri. Njerëzit e Vetëvendosjes vijnë me shumicë pa përvojë në shtet dhe ende varen nga personele që kanë trashëguar nga qeveritë e mëparshme.
Po përjashtimi nga puna e ambasadores nuk zgjidh asgjë. Ai rrezikon në fakt të mbulojë një problem që duhet mbajtur zbuluar deri në zgjidhje.
Së pari Vlora Çitaku është e vetmja në këtë histori që nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për njohjen nga Xhamajka. Nga Thaçi deri te Kurti e Konjufca po justifikojnë deklaratat e tyre publike me mesazhet që u ka dërguar jopublikisht ambasadorja e tyre. Po është ministria e Jashtme dhe Presidenca që kanë mekanizmat për të vërtetuar nëse lajmi është i vërtetë. Teknikisht u ka takuar atyre të vërtetojnë nga një burim i dytë njoftimin e ambasadores.
Unë nuk kam biseduar me Ambasadoren Çitaku dhe nuk e njoh aq mirë sa për të qenë i sigurtë se çfarë roli ka njohur në këtë ngjarje. Interpretimi im vjen nga deklaratat në media të drejtuesve të shtetit. Nga ana tjetër, mund të them se puna e ambasadores në Washington dhe në betejat publike në Këshillin e Sigurimit me Serbinë kanë qenë shumë të mira. Ajo ka qenë shembull i nivelit që duhet të ketë një ambasador i rëndësishëm i një shteti që ende kufton për ekzistencën e vet. Një ambasadore e tillë nuk duhet të pushohet nga puna për një incident, të paktën jo për një si ky.
Më e rëndësishme është që Presidenti dhe Qeveria që do të jenë të detyruar në muajt e vitet që po vijnë që të bashkëjetojnë në krye të shtetit të Kosovës, të gjejnë mënyrën për të bashkëpunuar dhe bashkërenduar veprimet në politikën e jashtme. Nëse vijojnë të luftojnë njëri-tjetrin, në garë për “votën” inekzistente të Ambasadorit Grenell apo udhëheqësve si Trump, Merkel etj, jo vetëm që nuk do të fitojnë asgjë reale personalisht, po ajo që do të humbasë më shumë do të jetë Kosova.
Në këtë situatë ku nëse je me njërin nga institucionet nuk mund të jesh me tjetrin, e nëse përpiqesh të jesh i paanshëm përjashtohesh e luftohesh nga të dy, diplomatët e Kosovës do ta kenë gjithmonë e më të vështirë që të bëjnë punën e tyre në shërbim të kombit.
Të përfaqësosh Kosovën është një nder dhe përgjegjësi e madhe, po është edhe një punë jo e lehtë në betejën shumëplanëshe dhe shpesh asimetrike të epokës sonë. Në këtë situatë diplomatët tanë kanë nevojë për gjithë mbështetjen e mundshme. Askush prej tyre nuk duhet të detyrohet që të bëhet pjesë e politikës për mbijetuar në profesion.
Është normale që qeveria e re të rishikojë kuadrot e përfaqësuesve të shtetit në botë. Kjo mund të bëhet duke promovuar talente të reja, duke ruajtur përvojën, meritat dhe dinjitetin e talenteve që zëvendësohen. Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë sot për solidaritet dhe kontributin e të gjithëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A