LAJMI I FUNDIT:

AVONET thotë se Policia në Ferizaj ka gjobitur qytetarët duke u bazuar në ligj të pavlefshëm

AVONET thotë se Policia në Ferizaj ka gjobitur qytetarët duke u bazuar në ligj të pavlefshëm

Rrjetit i OJQ-ve AVONET përmes një komunikate për media të martën, ka deklaruar se gjobat e datës 16.06.2023 për kundërvajtje të shqiptuara nga zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, kundër protestuesve në lagjen “Gëzim Sahiti” janë të padrejta dhe të bazuar në një ligj të pavlefshëm (shfuqizuar). 

Sipas AVONET-it, këto vendime (gjoba) kanë ardhur si rezultat i anulimit të vendimeve (gjobave) paraprake nga Komisioni i Ankesave i Policisë së Kosovës të shqiptuara në ditën e protestës paqësore.


“Këto tendenca që me çdo kusht të dënohen këta protestues, pa marrë parasysh bazën ligjore janë një faktor shumë shqetësues që duhet të brengosë çdo qytetar të Republikës së Kosovës, e duhet të alarmojë çdo institucion ligj-zbatues, sipas detyrës zyrtare në vendin tonë”, thuhet në komunikatën për media.

“Vendimet (gjobat) e datës 16.06.2023 janë absolutisht nule (të pavlefshme), kjo për faktin se pas shfuqizimit të Ligjit nr. 03/L-118 Për Tubimet Publike më datë 27.02.2023, çdo pretendim ose vendim i bazuar në këtë ligj nuk ka asnjë vlefshmëri ligjore”.

Tutje, thuhet se këto gjoba për kundërvajtje kanë shkelur parimet themelore të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

“Parimi i ligjshmërisë është shkelur, pasi askush nuk mund të dënohet për shkelje të një ligji që nuk ekziston më. Po ashtu, parimi i barazisë para ligjit është shkelur, duke i trajtuar protestuesit ndryshe dhe duke i penalizuar dhe sanksionuar për shkelje të një ligji të pavlefshëm”.

Sipas tyre, gjobat e caktuara për kundërvajtje kanë shkelur dispozitat e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj, si dhe të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj.

“Këto instrumente ndërkombëtare garantojnë të drejta themelore, duke përfshirë të drejtën për një proces të ndershëm dhe parimin e “asnjë dënim pa ligj”.

Me gjobat për kundërvajtje që janë dhënë, është shkelur gjithashtu Neni 24 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili garanton “barazinë para ligjit”. Të gjitha këto veprime të papërgjegjshme dhe jo profesionale po cenojnë sigurinë juridike në Republikën e Kosovës dhe po ulin besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e sigurisë në vend”.

AVONET ka kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe ligjshmërinë në sistemin tonë ligjor.

“Autoritetet duhet të marrin masa urgjente për të korrigjuar këto shkelje të drejtësisë dhe për të rikthyer besimin në sistemin ligjor të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Ndryshe, banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” në Ferizaj kanë protestuar ditë më parë si shkak pakënaqësie i lejimit të një ndërtimi 11 katësh, i cili po bëhet në mes të shtëpive në pjesën e njohur si Lagjja e Re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori