Avonet: OSHP-ja nxjerr vendim të kundërligjshëm duke favorizuar një operator ekonomik

Organizata joqeveritare “Avonet”që monitoron zhvillimet në komunën e Shtimes nëpërmjet një komunikate për media ka sqaruar se Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka nxjerrë një vendim të kundërligjshëm duke favorizuar një operator ekonomik dhe duke rrezikuar shëndetin publik në komunën e Shtimes.
Sipas kësaj organizate OSHP-ja ka detyruar komunën e Shtimes për zbatimin e një vendimi të kundërligjshëm, nën kërcënimin e heqjes së licencës.
“AVONET shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Organi Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), me numër 2025/0016, të datës 1 prill 2025, lidhur me aktivitetin e prokurimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale në Komunën e Shtimes me numër prokurimi 617-24-12907-2-1-1. Në këtë aktivitet të prokurimit, Komuna e Shtimes duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi ka vendosur në dosjen e tenderit kritere, të cila janë të kërkuara ligjërisht, në mesin e tyre edhe licenca e nivelit nacional për ofrimin e shërbimeve sociale”,thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj organizate, pas një ankese nga një operator ekonomik, OSHP-ja ka nxjerrë një vendim me të cilin e udhëzon komunën e Shtimes që të mos kërkojë licenceë te niveli nacional , an ipse e njëjta është e doemosdoshme sipas ligjit në rastet kur operatori ekonomik synon të ushtrojë veprimtari nëmë shumë se dy komuna.
“AVONET vlerëson se ky vendim i OSHP-së është jo vetëm I pa bazuar ligjërisht, pore dh ekrijon hapësirë për zbatimin e një kontrate në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Avonet njofton se përmes këtij vendimi, OSHP jo vetëm që po diskrediton vlerën e licencimit ligjor, por edhe po krijon rrezik real që një operator ekonomik pa licenceë adekuate të fitojë një kontratë shumëvjeçare dhe tç ofrojë shërbime për të cilat ligjërisht nuk është i autorizua. Një veprim i tillë përbën shkelje serioze të ligjit duke i shkaktuar dëme interesit publik dhe duke vendosur në rrezik shëndetin e qytetarëve të komunës së Shtimes”, thuhet më tej në komunikatë.
Duke pasur parasysh situatën e krijuar, Avonet i bën thirrje OSHP-së që brenda afatit prej 3 (tre) ditësh të rishqyrtojë vendimin e saj, dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndryshimin e tij në përputhje me ligjin dhe interpretimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë.
“AVONET do të vazhdojë të monitorojë me vëmendje zhvillimet rreth këtij aktiviteti të prokurimit dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore e demokratike për të parandaluar cenimin e të drejtave të qytetarëve dhe për të garantuar zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/


















































