LAJMI I FUNDIT:

Avokatja Xhevahire Kloppner tregon kushtet sipas të cilave mund të punojnë avokatët kosovarë në Gjermani

Avokatja Xhevahire Kloppner tregon kushtet sipas të cilave mund të punojnë avokatët kosovarë në Gjermani

Avokatja kosovare që jeton në Gjermani, Xhevahire Kloppner, ka thënë se avokatët kosovarë që duan të punojnë në Gjermani, duhet që patjetër të aprovohen nga Dhomat e Avokatëve Gjermanë.

Kloppner tha se për t’u pranuar nga Dhoma e Avokatëve Gjermanë duhet pasur një diplomë avokatie që është kryer në Gjermani ose shtetet e BE-së.


“Pasi që avokatët nga Kosova e kanë kryer shkollën dhe kanë studiuar sipas ligjit të Kosovës, ata rrjedhimisht nuk munden me e ditë ligjin gjerman, edhe si të tillë nuk munden me punu si avokatë në Gjermani”, tha ajo, për Klan Kosova.

Më tej, Kloppner tha se Ministria e Drejtësisë së Gjermanisë vendosë pa e pyetur fare Parlamentin e Gjermanisë se cilat shtete jashtë Bashkimit Evropian i plotëosjnë kushtet për të ofruar shërbime juridike në Gjermani.

Gjermania zyrtarisht njeh avokatët e licencuar të Kosovës
Lexo po ashtu Gjermania zyrtarisht njeh avokatët e licencuar të Kosovës

“Kjo dmth që Parlamenti nuk mundet me një deklaratë politike ose me një vendim të thjeshtë me marrë vendim me ua pranu diplomat e avokatëve (qysh e keni paraqitë ju në postimin e juaj), por e vendos Ministria e Drejtësisë për atë punë sipas rastit”.

Kloppner më tej tha se avokatët nga Kosova munden sipas ligjit ekzistues në Gjermani, më së shumti të ofrojnë shërbime të përkohshme këshilldhënëse juridike vetëm për raste që lidhen me ligjet e Kosovës ose ligjet ndërkombëtare.

“Përshembull, ndonjë rast emigrimi ose azili për shtetas të Kosovës, ose ndonjë rast penal i kryer në Kosovë e kur i dyshuari ikë në Gjermani”, tha ajo.

“Edhe për të bërë punë këshilldhënëse duhet të pranohen e licencohen nga Oda e Avokatëve Gjerman, gjë që është gati 99 për qind e pamundur”.

“Kjo Gazetë Zyrtare që e keni postuar ju, nuk ka sjellë asnjë ndryshim funksional dhe praktik në mundësinë e punësimit të avokatëve kosovarë në Gjermani, përpos që i ka informu gjermanët që në Kosovë, avokatu quhet avokat ose advokat”, tha Kloppner.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori