LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Veselit: Më shumë pyetje ka bërë trupi gjykues se mbrojtja e Kadri Veselit

Avokati i Veselit: Më shumë pyetje ka bërë trupi gjykues se mbrojtja e Kadri Veselit

Në seancën e mbajtur sot, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se më shumë pyetje për dëshmitarë kanë bërë gjyqtarët, se mbrojtja e Veselit.

Kështu duke e cilësuar si të padrejtë mungesën e efikasitetit të tyre.

“Ta bëjë realizimin, e t’i paraqes provat në mënyrë efikase, dhe mbrojtja po bën të pamundurën. Ne këto konstatime i marrim vetëm gjatë pyetjeve. Është e pamundur që të pritet që ekipet e mbrojtjes të reduktojnë kohën për kundëpryetjet në bazë të asaj që thotë ekipi tjetër i mbrojtjes, kjo është e padrejtë. Është e padrejtë të fajësohemi ne për mungesën e efikasitetit të tyre. Çështja është kjo: pavarësisht shkurtimit të vogël që ka bërë Prokuroria, kanë mbetur 101 dëshmitarë për të thirrur. Deri tani për 1 vit kemi bërë vetëm 66 dëshmitarë. Ky është qëndrimi ynë”, deklaroi Emmerson.

Ndërkaq, Emmerson shtoi se përgjegjësia është e të gjitha palëve që gjykimi i Kadri Veselit të kryhet brenda një afati të arsyeshëm.

“Dhe ne e kemi kuptuar kështu që ju ia kishit bërë të qartë Prokurorisë sepse vetëm 2 vjet kishin në dispozicion, dhe tani i vihet përgjegjësia mbrojtjes, dhe jemi në situatë ku ky parashikim nuk do të respektohet kurrsesi. Qoftë për faj të mbrojtjes, apo prokurorisë, apo të dyja palëve. Fakti është që mbrojtja e Veselit ka kërkuar vetëm 43 orë e 33 minuta për kundërpyetjet. Trupi gjykues ka përdorur 44 orë e 36 minuta. Siç tha Misetiq, është përgjegjësia e të gjitha palëve që ky gjykim të kryhet brenda një afati të arsyeshëm. Trupi gjykues e di shumë mirë sa kohë i nevojitet paraprakisht”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Lajme
A kishte plan për vrasjen e ish-presidentit Rugova në Tiranë, përgjigjet Xhavit Haliti

A kishte plan për vrasjen e ish-presidentit Rugova në Tiranë, përgjigjet Xhavit Haliti

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?

Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?

Lajme
Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kalo në kategori