LAJMI I FUNDIT:

Avokati Tomë Gashi: Kjo është e vërteta rreth vdekjes së Astrit Deharit (Video)

Avokati Tomë Gashi: Kjo është e vërteta rreth vdekjes së Astrit Deharit (Video)

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi vazhdon të besojë se Astritin e ka mbytur dikush brenda dhomës së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gashi në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka treguar se çfarë ka parë përgjatë dy orë e gjysmë në vendin ku po bëhej obduksioni i Astritit.

“Unë kam qenë në obduksion të Astrit Deharit dhe e kam parë trupin e tij për dy orë e gjysmë. Ajo ka qenë detyra ime për të parë se çfarë plagësh ka dhe ajo që është tepër trishtuese. Ndër të tjera ne kemi pa me foto dokumentacion se është së paku një peshqir i mbuluar me gjak që është gjetur në dhomën e Astritit dhe është gjetur një sapun që është vërtetuar se fytyra e tij është pastruar pas vdekjes së tij. Ka një mori provash që unë besoj që ai është vrarë dhe jo vetëvrarë”, ka deklaruar Gashi.


Gashi thotë se Astriti paraprakisht ka qenë i vrarë nga personat e pa të paidentifikuar dhe tani është çështje e prokurorisë që t’i zbulojë ata.

“Fytyra e Astritit në obduksion ka qenë pa asnjë njollë gjaku. Ka qenë fytyrë e pastër. Ka qenë i rruar. Mirëpo nuk ka pasur kurrfarë shenja të dhunës në fytyrë. Ka pas shenja të dhunës në kokë dhe disa lëndime tjera në trup, por që ato nuk kane qenë vdekjeprurëse”, ka deklaruar avokati Gashi.

Sipas avokatit, është e pamundshme që dikush pas vdekjes së tij ta fshijë fytyrën e vet.

“Ne kemi pa edhe mjete dhe gjësende të tjera të përgjakura sa që është e pamundur se dikush t’ia shkaktojë vetvetes ato lëndime dhe të vdes prej atyre lëndimeve”, ka thënë ndër të tjera ai./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori