Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe thotë se gjatë punës së tij 30 vjeçare nuk ka parë kaq shumë redaktime në dokumente.
Ai ka rrëfyer vështirësitë, me të cilat po ballafaqohet mbrojtja si shkak i këtyre redaktimeve në dokumente e aktakuzë.
Sipas tij, kjo ka vështirësuar punën e mbrojtjes që të kuptojë se çka prokuroria po tenton të vërtetojë.
“Nëse shikohet në aktakuzë, aty ka të përfshira pretendime të ndryshme dhe kur ipet mbështetja në ato pretendime, informacioni është i redaktuar. E bën të pamundur në disa instanca që të hetohen ato çështje, çka ne po mundohemi të bëjmë. Pra, a e pengon hetimin, a e pengon mbrojtjen tonë? Absolutisht, kategorikisht. Dhe prapë, nuk kam parë ndonjëherë nivelin e këtyre redaktimeve, siç i kam parë në këtë rast. Dhe e them këtë në dy anët e ekuacionit sepse unë kam punuar në zyrën e prokurorit fillimisht në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë dhe kjo nuk është bërë asnjëherë, sigurisht jo në këtë nivel”, ka thënë ai, për “Betimi për Drejtësi”.
Këto redaktime, sipas tij, po u pengojnë mbrojtjes si në hetime, ashtu edhe në dhënien e alibisë për klientët e tyre.
“Ju e dini, Presidenti Thaçi, gjatë vitit 1998 dhe sigurisht një pjesë të hershme të vitit 1999 ka qenë duke udhëtuar në Evropë dhe vende tjera për të biseduar me liderë të ndryshëm botëror lidhur me përpjekjet për paqe, para Rambujes dhe sidomos pas konferencës së Rambujes në shkurt të vitit 1999. Pretendimet që janë në aktakuzë përfshijnë një numër ngjarjes që supozohet që ndodhën në Kosovë gjatë vitit 1999. Por, ata nuk na japin datën dhe nuk na tregojnë se kush në fakt ishte i përfshirë”, thotë Kehoe.
Avokati Kehoe thotë se pyetja është si do të parashtrojë mbrojtja alibi kur nuk i dinë datat kur prokuroria pretendon se ndodhën këto ngjarje.
“A ishte Presidenti në Kosovë, a ishte në Shqipëri apo ishte në ndonjë numër të shteteve në Evropën Perëndimore? Pra, përgjigja është se e paragjykon hetimin nga ana e mbrojtjes dhe disa informacione ne nuk do t’i marrim deri para fillimit të gjykimit dhe disa informacione për dëshmitarë nuk do t’i marrim derisa të hyjmë në gjykim”, ka thënë ai.
Ndryshe, diskutimet për redaktimet e tepërta në aktakuza, vonesat në nxjerrjen e provave, nxjerrjen e shumë provave përnjëherë, dhe vonesat në përkthime të shkresave jo rrallë herë kanë përfunduar në akuza dhe ofendime për trajtim jo të barabartë në mes të prokurorisë dhe mbrojtjes gjatë zhvillimit të seancave pranë kësaj gjykate.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë