LAJMI I FUNDIT:

Avokati serb bëri homazhe te varrezat e familjes Jashari, Vuçiq: Turpi është mbi të, policia e prokuroria ta kryejnë detyrën

Avokati serb bëri homazhe te varrezat e familjes Jashari, Vuçiq: Turpi është mbi të, policia e prokuroria ta kryejnë detyrën

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ditë më parë ka vendosur lule mbi varrin e vajzës shtatë vjeçare, Blerina Jashari, e cila ishte vrarë prej forcave serbe në vitin 1998.

Stojkoviq ka bërë homazhe të ejten (18 janar) te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, prej ku u ka kërkuar falje shqiptarëve për krimet e kryera nga regjimi serb i kriminelit Slobodan Milosheviq.

Mesazhet nga varrezat dhe komplekset memoriale: Politikanët e intelektualët serbë ia thonë Vuçiqit të vërtetën e hidhur për Kosovën
Lexo po ashtu Mesazhet nga varrezat dhe komplekset memoriale: Politikanët e intelektualët serbë ia thonë Vuçiqit të vërtetën e hidhur për Kosovën

Kjo i ka penguar ish-ministrit të asaj kohe, gjegjësisht presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, i cili shfaqi edhe një herë urrejtjen patetike ndaj shqiptarëve, edhe nëse ata nuk janë të gjallë, transmeton Telegrafi.


Në fakt, udhëheqësi serb u pyet se çfarë mendon dhe nëse duhet të arrestohet avokati pas këtij veprimi në Kosovë.

“Është turp me të cilin ai (Çedomir Stojkoviq) do të jetojë gjatë gjithë jetës së tij. Policia dhe prokuroria duhet ta kryejnë punën e tyre në këtë drejtim”, ka pohuar Vuçiq nga Davosi i Zvicrës.

Kujtojmë se homazhe kishte bërë vitin e kaluar edhe politikani, Nikola Sanduloviq, i cili pamjet i kishte publikuar këtë vit në rrjetet sociale.

Publikohet videoja e Nikola Sanduloviqit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pavetëdije gjersa largohet nga spitali
Lexo po ashtu Publikohet videoja e Nikola Sanduloviqit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pavetëdije gjersa largohet nga spitali

Politikanit i kishte kushtuar me arrestim nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA), të cilët më pas aq shumë e kishin rrahur brutalisht, sa që thuhet se i kanë paralizuar njërën pjesë të trupit.

Ndryshe, makineria ushtarake serbe kishte vrarë Adem Jasharin, themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me 57 anëtarët e familjes së tij në vitin 1998. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori