LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Salih Mustafës: Prokuroria po përpiqet t’i ndryshojë dëshmitë për t’i përshtatur me argumentet e tyre

Avokati i Salih Mustafës: Prokuroria po përpiqet t’i ndryshojë dëshmitë për t’i përshtatur me argumentet e tyre
Foto: Arkiv

Avokati i Salih Mustafës ka paraqitur pretendimet e mbrojtjes lidhur me mos besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Julius von Bone ka thënë se kjo zyrë po përpiqet të ndryshojë numrin e ndërtesave në të cilat pretendohet të jenë mbajtur persona dhe sipas tij po përpiqet të ndryshojë dëshmitë në mënyrë që ato të përshtaten me argumentet e prokurorisë.

Sipas mbrojtjes, nëse trupi gjykues e shqyrton që ZPS ka ndryshuar qëndrimin e saj atëherë mbrojtja kërkon të dëgjojë përsëri dëshmitarët e prokurorisë, raporton .

Mbrojtja e Salih Mustafës ka thënë se aktakuza e konfirmuar në këtë çështje është e bazuare mbi faktin që ka qenë vetëm një ndërtesë në të cilën janë ndaluar njerëzit në Zllash, ndërsa në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së, ai ka thënë se përmenden disa ndërtesa dhe sipas tij nuk është e qartë kush në cilin objekt ka qëndruar.

“Nëse trupi gjykues është në gjendje të shqyrtojë që ZPS ka ndryshuar qëndrimin e saj atëherë pala mbrojtëse dëshiron të dëgjojë dëshmitarët e ZPS-së edhe njëherë dhe duam të na jepet koha për të hetuar dhe për të gjetur persona të tjerë që mund të gjejmë që kanë qenë në atë vend në atë kohë, dhe që mund të na tregojnë lidhur me përdorimin e ndërtesave 4a dhe 5, qëndrimi ynë është që ne nuk mund të ndryshojmë rregullat e lojës kur loja është në mes të saj dhe ZPS nuk mund të ndryshojë qëndrimin e saj apo faktet bazë mbi të cilat e kemi bazuar punën tonë që në fillim.

Më lejoni të shtoj që edhe gjykatësi i procedurës paraprake është mashtruar ose kështu duket, nga ZPS, po t’i hedhim një sy vendimit të tij për konfirmimin e aktakuzës, ideja e tij dhe këtë mund ta shohim në citimet e vendimit të tij është që bëhet fjalë për vetëm një ndërtesë dhe jo për shumë ndërtesa”, ka thënë avokati i Mustafës.

Mbrojtja e Mustafës ka thënë se ZPS duhet të sigurojë gjyq të barabartë dhe në bazë të standardeve të të drejtave të njeriut dhe jo të bëjë deklarata të pasakta para trupit gjykues.

“Dëshmitari W1679 nuk po tregon të vërtetën apo 4669 nuk po e tregon të vërtetën pasi rrëfimet e tyre nuk pajtohen lidhur me të njëjtën çështje, ZPS thotë që 04669 ishte në ndërtesën 5, 01679 thotë që ishte në ndërtesën Oda, me kënd ishte 1679 dhe si mund të jetë e mundur siç thotë ZPS që 4669 të ndodhej në një ndërtesë tjetër, 4669 ka thënë vet që ai ka qenë së bashku me viktimën e supozuar të vrasjes. 03495 nuk ka thënë që të ketë qenë së bashku me 04669. A nënkupton kjo thjesht që 01679 nuk tregon të vërtetën që ka qenë së bashku me 04669”, ka thënë avokati.

Sipas tij, nëse ZPS ka pasur parasysh një numër më të madh të ndërtesave atëherë pala mbrojtëse do të kishte pasur mundësinë të marrë në pyetje njerëz të tjerë të cilët do të mund t’i kishin shfrytëzuar ato ndërtesa.

“Po të marrim rrëfimin e 1679, 3594 apo 3593 apo 4669 nuk mund të kuptojmë se kush ka qëndruar me kë. Të nderuar gjykatës si mund të arrijmë në një përfundim bazuar mbi faktet dhe dëshminë se kush ka qëndruar me kë dhe në cilën ndërtesë. ZPS është përpjekur ta bëjë që të përshtatet me argumentet e tyre. Të gjitha këto rrëfime nuk mund të jenë të vërteta në të gjitha pikat, ZPS përpiqet që në momentin e fundit të ndryshojë numrin e ndërtesave në të cilat janë mbajtur njerëzit.

Ata po përpiqen që t’i ndryshojnë dëshmitë në mënyrë që të përshtaten me argumentet e tyre. Si mund të shpjegojë ZPS, që 1679 është në ahur dhe shikon viktimën e supozuar të vrasjes, viktima e supozuar e vrasjes ka arritur shumë më vonë se 1679”, ka thënë Julius von Bone.

Mbrojtja ka deklaruar që Salih Mustafa nuk mund të shpallet fajtor.

“Prokuroria pretendon se për provat e paraqitura viktima është vrarë nga anëtarët e njësisë BIA. Megjithatë prokuroria nuk na ka dhënë ndonjë provë materiale për të provuar se viktima është vrarë apo se shkaku i vdekjes së viktimës ka qenë ai. Prokuroria nuk ka dhënë asnjë provë për të vërtetuar kohën e vdekjes dhe vendin e vdekjes. E vetmja provë që ka ofruar prokuroria për deponimin e vdekjes së viktimës janë fotot ERN me numër 00209313 deri në 00209320. Që viktima 4676 i ka marrë në vendin e krimit në kohën kur viktima është varrosur”, ka thënë ai.

Një pjesë e seancës ka qenë e redaktuar për publikun. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori