Avokati Visar Rrecaj ka shprehur kritika ndaj shtetit për menaxhimin e rastit të Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës në fillim të korrikut dhe më pas u vra nga forcat serbe në Serbi, pas vrasjes së një polici serb në Lloznicë.
Sipas Rrecajt, shteti ka dështuar në përpjekjet e tij për të mbrojtur shtetasin e vet në aspektin diplomatik dhe operacional.
Rrecaj theksoi se shteti duhej të ishte më aktiv që në momentin e parë kur ndodhi vrasja e policit serb dhe plagosja e një tjetri. Ai kritikoi mungesën e veprimit të shpejtë dhe të vendosur të shtetit për të mbrojtur shtetasin e tij, pavarësisht veprave që mund të kishte kryer në Kosovë.
“Në situata të tilla shteti ka qenë dashtë të jetë shumë më aktiv, qysh në ditën e parë. Krejt kjo me qëllim të parandalimit tek kësaj situatës edhe që erdhi, me fatalitet. Shteti jonë ka qenë dashtë që të jetë më pak aktivi në aspektin diplomatik, që përmes miqve edhe përmes zyrë Ndërlidhje në Beograd të interesohet me shumë, qysh në ditën e parë. Në ditën kur është dhënë informacioni dhe të kujdeset me fatin e shtetasit të vet. Pavarësisht çfarë ia ka kryer, apo ka mund të kryej në shtetin e Kosovës. Në këtë drejtim shteti ka bërë pak veprim sa i përket kujdesit”, ka thënë Rrecaj në “FIVE” të Dukagjinit.
Avokati kritikoi gjithashtu mungesën e efektivitetit në kapjen e Hajrizit pas arratisjes së tij nga Smrekonica.
Duke kujtuar deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se kapja e Hajrizit ishte “çështje orësh”, Rrecaj vuri në dukje se kjo nuk ndodhi dhe se përgjegjësia për dështimin bie mbi shtetin.
“A ka përgjegjësi shteti? Përgjigja është pak më herët, te SHKK, pse nuk ishim në gjendje për disa orët e ministrit të Punëve të Brendshme me arrestu, aty ka dështuar shteti. Se sikur të ishte arrestimi apo ndalimi fundi nuk do të vinë kësisoj. Përgjegjësia është e pashmangshme, duke marrë edhe deklarimet publike të ministri të Punëve të Brendshme duke thënë që ne për nja 7 orë e arrestojmë. Edhe kjo nuk ndodhi, e kemi përgjegjësi edhe politike dhe morale ndaj qytetarëve që gjendet në këto situata”, ka shtuar Hajrizi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

A ka përçarje mes LVV-së dhe partisë Guxo?- flet Faton Peci

Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar