Mahmut Halimi, avokat i Ridvan Muharremit, ka shpjeguar gjithë historinë e blerejes së grurit nga Turqia për rezerva shtetërore. Sipas avokatit Halimi, klienti i tij garanton se në Turqi janë ngarkuar 10 mijë e 6 tonë grurë, për të cilat thotë se ka edhe dokumentacione.
Halimi thotë se Ridvan Muharremi ka arritur që të sigurojë heqjen e embargos turke në mënyrë që të ngarkohet gruri dhe të niset për në Portin e Durrësit, ku autoritetet e Ministrisë së Tregtisë duhej ta prisnin dhe ta merrnin.
Ai thotë se Ridvan Muharremi është ofruar në mënyrë vullnetare që të jetë prezent edhe në Portin e Durrësit kur do të bëhej heqja e bllombave turke, meqë kishte kosntatuar se stafi i ministrisë ishte i papërvojë, por thotë se nga Ministria e Tregitsë i kanë thënë se ti e ke kryer misionin tënd.
Halimi thotë se pas një muaji është telefonuar klienti i tij nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe i është thënë se mungojnë 52 tonë grurë.
Halimi thotë se përgjegjësia duhet të kërkohet tek MINT për këto 52 tonët grurë që mungojnë.
“Ridvan Muharremi bashkë me atë turkun kanë arritur ta heqin embargon për tri ditë. Qeveria e Turqisë me pranue me heq embargon për një kohë të shkurt, në mënyrë që të bëhet shkarkim-ngarkimi. Dhe e kanë arritur këtë qëllim. Janë të gjitha provat. Falë angazhimit të z.Ridvan Muharremi dhe zotërisë nga Turqia. Vedim i Qeverisë turke për Kosovën. Në mënyrë kronologjike po dua të vij edhe deri tek mungesa e 52 tonëve. Kanë arritë me e bind Qeverinë turke dhe iu kanë leju… Në komunikimet që i ka bo Ridvani me Ministrinë, e ka përdor edhe faktin, se ka dëgju që z.Kurti në atë kohë ka qenë në Antalia, në një takim ndërkombëtar, ku ka qenë prezent edhe Erdogani. Në komunikim pastaj ministria me të, ai vetëm sa ka qenë një pikë shtyse që Erdogani me e heq embargon për hirë të Kosovës. Eshtë heq embargoja”, ka deklaruar në emisionin Frontal të T7, transmeton Express.
“Pastaj janë lidhur kontratat. D.m.th. kjo është me rëndësi, sepse s’mund të lidhësh kontratë për mallin që s’e ke. Mundesh me kontraktu mallin e s’e merr. Pastaj ku je. Janë kontratat të gjitha. S’ka asgjë të fshehtë. Është kry transaksioni. Pronari turk me eksperiencë, iu ka thënë se është e pamundur që për tre ditë me e bo ngarkim shkarkimin të 10 mijë tonë gruri. 57 maune janë angazhu natë e ditë. Muharremi s’ka flejt ka dy orë, deri është bërë ngarkim shkarkimi. Në fund e ka thirr auditorin në Turqi, për ta vërtetuar sasinë, kualitetin dhe paramterat e tjera që kërkohen në aspektin ndërkombëtar, që kërkohen për importin e grurit. Të gjitha janë konstatu. Eshtë siguru ceritfikata. Është bllombuar anija në prezencë të autoriteteve shtetërore të Turqisë, që ka konstatu se janë në pytje 10 mijë e 6 tonelata. Meqë ai ka thënë pasi ky mall është për Kosovë, unë kam kaq mundësi për Kosovën. 10 mijë tonelata të blera dhe 6 tonelata më shumë. Kur është kryer ngarkesa z.Ridvani është kthyer në Prishtinë. Ai iu ka thënë se duhet pasur kujdes se malli do të vijë në Portin e Durësit. Dhe aty duhet me pas kujdes, me qenë në momentin e heqjes së bllombave. Pse? Sepse Dogana e Turqisë që e ka kosntatu sasinë 10 mijë e 6 tonë, për atë bllombë garanton Turqia deri në momentin kur hiqen bllombat. E në momentin kur hiqen bllombat, duhet konstatuar gjendja aty për aty. Ka thënë se unë po e shoh që stafi i MINT s’kanë përvojë. Ka thënë se jam i gatshëm me shku në Durrës. Në Prishtinë i kanë thënë se ju e keni kryer punën dhe tash merremi ne. Dhe tash ka qenë brenga e tij se e ka parë mungesën e përvojës së transaksioneve ndërkomëbtare e zhdoganimit e këtyre. I kanë thënë faliminderit, ti e kryve misionin. Pas 1 muj ditë e thirin z.Ridvan, po mungojnë 52 tonë”.
“Ridvani thotë ma gjeni personin që kush e ka bërë procesverbalin e heqjes së bllombave në Portin e Durrësit. Ata nuk i japin përgjigje. Ridvani ka thënë se unë e dua vetëm atë person. Malli është me garanci që është ngarkuar 10 mijë e 6 tonelata”, tregon avokati Halimi.
Më tej ai tregon se klienti i tij ka kërkuar me insistim se kush e ka hjek, për shkak se organet e Turqisë garantojnë deri në momentin kur hiqen bllombat.
“Duhet ta pyesni kompetentet e minsitrisë. Deri në Portin e Durrësit klienti im garanton se ka mbërri e gjithë sasia”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Ish-kryeministri britanik, David Cameron pritet të vizitoj Tiranën
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare