Avokati i quan qesharake arsyet se pse po mbahet në paraburgim 'Burdushi'
Avokati i mjekut popullor, Hysri Peqanit - 'Burdushi', i arrestuar javën që shkoi, ka thënë që është e paarsyeshme që është arrestuar klienti i tij, duke i cilësuar qesharake arsyet pse ai mbahet në paraburgim.
Avokati Asdren Hoxha ka thënë për 'T7' se katër veprat, për të cilat ngarkohet klienti i tij janë të lehta, për të cilat mund të dënohen edhe me gjobë.
Avokati gjithashtu ka bërë ankesë dhe, sipas tij, shumë shpejt pritet lirimi i Peqanit.
Hoxha është deklaruar se ka vizituar klientin e tij në burgun e Prizrenit dhe thotë se ai ndihet i qetë kundrejt një padrejtësie që sipas tij iu është bërë.
Ndërkaq, për provat që janë konfiskuar thotë se nuk paraqesin argument për prokurorinë që të ngritet aktakuzë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























