Avokati i Popullit në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore, ka publikuar raportin me rekomandime ex-officio, lidhur me përdorimin e substancave narkotike nga fëmijët, ku ka vlerësuar si shqetësues faktin e rënies së moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare.
Në njoftimin e Avokatit të Popullit thuhet se ekziston mungesë e ekspertizës, tek punonjësit e Qendrave për Punë Sociale për t’u marrë me rastet e fëmijëve që përdorin substanca narkotike, në kuadër të mandatit të tyre ligjor.
“Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare, informatave të mara nga institucionet e ndryshme dhe OJQ-ve dhe të dhënave që i ka, vlerëson se përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësuese, shto faktin e rënies rapide të moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare. Po ashtu, në këtë raport Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e qendrave të specializuara për trajtimin e të rinjve përdorues të substancave narkotike dhe mungesë të programeve përkatëse vetëdijësuese dhe parandaluese si dhe mungesë e shërbimeve dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe për nga cilësia. Tutje, Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e ekspertizës, tek punonjësit e Qendrave për Punë Sociale për t’u marrë me rastet e fëmijëve që përdorin substanca t narkotike, në kuadër të mandatit të tyre ligjor. Gjithashtu, ky raport jep rekomandime specifike dhe konkrete lidhur me veprimet që duhet t’i ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale”, thuhet në komunikatë.
Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse dhe është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj
Rama takon Bekim Jasharin, diskutojnë për zgjedhjen e lokacionit për monumentin e heroit Adem Jashari
Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre