LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Mungon bashkëpunimi me shumicën e institucioneve në Maqedoni

Avokati i Popullit: Mungon bashkëpunimi me shumicën e institucioneve në Maqedoni

Zyra e Avokatit të Popullit bëri analizë për periudhën janar-gusht të vitit 2021 për veprimet e organeve ndaj kërkesave dhe intervenimeve të tjera të Avokatit të Popullit në parashtresat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në periudhën e përmendur, Avokati i Popullit ka pranuar 1760 ankimime, nga të cilat për vitin 1097 Avokati i Popullit ka hapur procedurë dhe ka ndërmarrë veprime ose në përqindje 62,32 për qind, për të cilat janë ndërmarrë 1417 veprime kundër organeve shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale, organeve dhe organizatave me autorizime publike.

Pas veprimeve të ndërmarra, 436 organe dhe shërbime kanë dorëzuar përgjigje brenda afatit të përcaktuar ligjor, përkatësisht 30,77 për qind të kërkesave të parashtruara. Për 865 përgjigje pas afatit ose pas veprimeve shtesë të ndërmarra nga ana jonë, ndërsa për 116 veprime nuk është marrë fare përgjigje. Sa i përket përgjigjeve të marra, 1062 janë të plota dhe përmbajnë informacionin e kërkuar ose 74,95 për qind, ndërsa 232 përgjigje ose 16,88 për qind janë joformale, jopërmbajtësore.


Në konferencën e sotme me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit, Naser Ziberi, duke sqaruar Raportin nga analiza e bërë, theksoi se nuk ka bashkëpunim të mjaftueshëm me disa nga institucionet dhe apeloi tek autoritetet që të ndikojnë që këto institucione në të ardhmen të përmirësojnë bashkëpunimin me Avokatin e Popullit, për të dhënë përgjigje me kohë dhe përmbajtjesore brenda afateve të përcaktuara me ligj.

“Ministritë e Shëndetësisë, Transportit dhe Lidhjeve, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Punës dhe Politikës Sociale, MPB, veçanërisht Departamenti për kontroll të brendshëm dhe hetime kriminalistike, Gjykata Administrativa, Gjykata Supreme, Gjykata Themelore Civile Shkup, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokuroria Publike Ohër, Kërçovë dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, Zyra e Regjistrimit, Enti Shtetëror i Statistikave, Qyteti i Shkupit, komunat Berovë, Koçan, Tetovë, Manastir, disa ndërmarrje publike dhe organe shtetërore janë organet të cilët bashkëpunojnë ose me insistimin tonë të vazhdueshëm ose nuk përgjigjen fare pas intervenimeve të Avokatit të Popullit dhe zakonisht paraqesin përgjigje formale që nuk ofrojnë mbrojtje efektive të të drejtave të qytetarëve”, tha Ziberi.

Nga ana tjetër, siç theksoi ai, nga analiza mund të konstatohet se Komisioni Shtetëror për Vendim në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit në shkallë të dytë, Fondi i Shëndetësisë dhe shërbimi rajonal i FSIP, institucionet shëndetësore publike, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, qendrat ndërkomunale për punë sociale, Zyra për Veprimtari Sociale, MASH, janë përgjigjur në kohë ose kanë paraqitur përgjigje me tejkalim të vogël të afateve, por përgjigjet janë të plota dhe përmbajtësore. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, shumica e shkollave të mesme dhe fillore, Agjencia e Punësimit, institucionet nacionale, përmbaruesit, noterët, Oda e Avokatëve, gjykatat themelore, Komisioni për kundërvajtje, Komisioni për shpronësim, Prokuroria Publike Veles, Manastir, Kumanovë, Prilep, Kavadar, MRTV, EVN, BEG, Komisioni Rregullativ.

“Nevoja është e pashmangshme, bashkëpunimi është i domosdoshëm që të mund të përmirësojmë cilësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Ziberi.

Gjyqësori, siç theksoi Ziberi, është një fushë që tradicionalisht është në krye të listës së ankesave të qytetarëve. Në periudhën që iu nënshtrua shqyrtimit të analizës, Avokati i Popullit konstatoi se janë pranuar gjithsej 300 ankimime, shumica e tyre kanë të bëjnë me punën e gjykatave, gjithsej 49 ankimime, pasuar nga përmbaruesit me 31 ankimime. Nga përgjigjet e marra nga autoritetet, 99 janë përmbajtjesore dhe të plota, ndërsa 14 janë formale.

“Si përfundim, përgjigjet i dorëzojnë në afatin e përcaktuar me ligj gjykatat e apelit në Shkup dhe Gostivar, përmbaruesit, noterët, Oda e Avokatëve, gjykatat themelore, Ministria e Drejtësisë, komisionet për kundërvajtje në MPB, Gjykata e Apelit Manastir në përgjithësi bashkëpunon drejt me Avokatin e Popullit dhe jep përgjigje thelbësore dhe të plota, ndonëse më së shpeshti pas skadimit të afatit ligjor. Ndërsa Gjykata Administrative, Gjykata Supreme, i dorëzon vetëm përgjigjet formale pas disa urgjencave”, tha Ziberi.

Fusha e dytë ku ka një numër të madh ankesash janë të drejtat e konsumatorëve dhe në periudhën e dhënë janë pranuar 163 ankesa, për 120 prej tyre janë ndërmarrë gjithsej 140 veprime. Pas këtyre veprimeve, vetëm 15 organe kanë dorëzuar përgjigje brenda afatit të caktuar dhe të gjitha të tjerat kanë dorëzuar përgjigje pas afatit ose pas një referimi urgjent. Nga përgjigjet e marra, 98 janë thelbësore dhe 24 janë më formale.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori