Avokati kosovar, Arianit Koci ka thënë se zbulimi i krimit të kryer në Gllogjan të Deçanit një javë më parë duhet të jetë prioritet shtetëror.

Koci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një javë ka kaluar dhe sipas tij hetuesia e ka humbur momentumin.

Reklama

“Kaloi java dhe ende nuk ka informata për vrasësin/it në Gllogjan. Hetuesia e ka humbë momentumin. Ditën e parë pas krimit, gjurmët janë të freskëta. Rasti është “i nxehtë” – siç quhet në zhargon kriminalistik. Kjo edhe ka qenë arsyeja pse kam insistuar që të bllokohet krejt Rrafshi i Dukagjinit menjëherë pas sulmit, të bëhet regjistrimi i çdo veture që qarkullon dhe të shtohet kontrolla kufitare”, shkruan Koci.

Reklama

Tutje ai jep disa nga konkludimet për të dhënat e deritashme.

Reklama
Të gjitha lajmet nga Qejfi më i madh se Stambolli Të gjitha lajmet nga Qejfi më i madh se Stambolli

“Në vrasje ka marrë pjesë më shumë se një person – qoftë edhe në formë të ndihmës pas kryerjes së veprës penale, ka pasur një plan të detajuar për sulm dhe për ikje nga vendi i ngjarjes, nuk përjashtohet asnjë motiv apo pistë e hetimit. Me përvojën që kam – më duhen 3 persona nga inteligjenca e policisë, po aq nga FSK dhe AKI (ka individ shumë të aftë) – resurset informative të shëtit, si dhe përdorimi brutal i mjeteve të lejuara me ligj, lidhur me hetimin e rastit”, shkruan Koci.

Reklama

Ai shton po ashtu se brenda 10 ditëve, informatat bazike lidhur me kryerësit e këtij krimi, do të diheshin.

“Ky krim duhet patjetër të zbulohet. Sa më shpejtë. Kriminelëve duhet t’u dërgohet porosi, se askush nuk mund të kryej krime të tilla në Kosovë, pa u zbuluar dhe dënuar ashpër. Përndryshe, nuk ka asgjë të keqe nëse shteti kërkon ndihmë nga personat privatë, me përvojë në hetime, apo edhe nga struktura hetuese të shteteve tjera. Zbulimi i këtij krimi, duhet të jetë prioritet shtetëror”, shkruan ai. /Telegrafi/

Reklama