eksperti ad

Në Tuva të Rusisë, një avokat e ka ngrënë një letër në të cilën dëshmohej se klienti tij ka vozitur i dehur.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë, shihet mbrojtësi ligjor teksa shqyen dhe i hanë pjesët e dokumentit, ku shkruante për ngasjen nën ndikim të alkoolit, transmeton Telegrafi.


Burri që mbetet i paemëruar, ka provuar që në këtë mënyrë që shlyej dëshmitë për të shpëtuar të mbrojturin e tij nga dënimi.

Për këtë veprim, ai rrezikon të dënohet deri në dy vite burg, apo katërmijë euro gjobë. /Telegrafi/