LAJMI I FUNDIT:

Avokati Halilaj pretendon se sot u bë atentat ndaj tij: U shtriva si i vdekur, shpëtova

Avokati Halilaj pretendon se sot u bë atentat ndaj tij: U shtriva si i vdekur, shpëtova

Avokati Gazmend Halilaj pretendon se ndaj tij sot ka pasur një atentat, por që për fat të mirë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Halilaj, në RTV Dukagjini, thotë se derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij, është goditur nga një veturë e kaltër.

“Fillimisht më kanë goditur me veturë që të më paralizojnë në atë vend. Pastaj kanë dalë nga vetura. Në momentin që kanë dalë nga vetura, unë kam arritur ta hap derën e veturës time dhe kamë dalë jashtë. Menjëherë kanë filluar të gjuajnë drejtë veturës sime”.


“Unë jam rrëzuar kinse kam mbetur i vrarë. Pasi janë larguar pak, unë jam çuar për t’u larguar nga vendi, por përsëri kanë gjuajtur së paku edhe dy herë. Dy plumba janë gjetur në vendin e ngjarjes, por edhe sipas dëshmitarëve ata kanë gjuajtur ndaj meje disa herë në një distancë të afërt”, tha Halilaj, përcjell Telegrafi.

Avokati thotë se ka lëndime, por sipas tij për fat të mirë ato lëndime nuk janë nga plumbat.

“Kjo ishte një pritë e organizuar. Prej dy ditësh janë duke u sjellë vetura të ndryshme rreth shtëpisë sime. Madje ata edhe kanë pyetur njerëzit se ku e kam shtëpinë”.

Halilaj thotë se ai ka dyshime se kush mund të qëndrojë pas këtyre akteve dhe pret nga organet e drejtësisë të veprojnë.

“Shpresoj se policia dhe prokuroria nuk do ta devijojnë rastin pasi janë edhe kamerat në atë vend”, tha Halilaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori