LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi: S’do të ketë hakmarrje, e kanë keqpërdorur gjendjen e rëndë të axhës së Lulzimit

Avokati Gashi: S’do të ketë hakmarrje, e kanë keqpërdorur gjendjen e rëndë të axhës së Lulzimit

Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i cili u vra në mënyrë mizore me shkop bejsbolli, nuk do të hakmerret.

Gashi tha se Rrahim Fejzullahu është keqpërdorur duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë emocionale. Ai tha se përveç Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzimit, është intervistuar nga Policia edhe hoxha Bekim Jashari dhe disa persona të tjerë.


Deri te intervistimi ka ardhur pas dyshimeve për hakmarrje të xhaxhait të Lulzimit ndaj dy familjeve të të dyshuarve.

"Gjaku nuk shitet", "Drejtësi për vëllaun tonë", në Podujevë mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun
Lexo po ashtu "Gjaku nuk shitet", "Drejtësi për vëllaun tonë", në Podujevë mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun

“Gjendjen e tij të rënduar e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, thjesht e kanë aranzhuar një situatë me qëllim të mirë, por ndoshta ka pasur qëllime të tjera. Ai ka deklaruar në një televizion që nuk ka problem me askënd, në kuptimin e fëmijëve që të shkojnë në shkollë”, u shpreh avokati në RTVD.

Përfundon intervistimi i xhaxhait të Lulzim Fejzullahut: Të gjithë familjarët e dorasve janë të lirë
Lexo po ashtu Përfundon intervistimi i xhaxhait të Lulzim Fejzullahut: Të gjithë familjarët e dorasve janë të lirë

Gashi bëri të ditur se Rrahim Fejzullahut i është kërkuar të japë besë nga një ndërmjetësues i cili ka qenë hoxhë Bekim Jashari.

“Ka qenë një kërkese e një hoxhe në Podujevë, e  ka ftuar, në emër të një familje, që është e çuditshme. Nëse dikush bisedon për zbutjen e situatës, kaq shumë të acaruar, atëherë duhet të fliste në emër të dy familjeve të dyshuarve që gjenden në paraburgim”, tha më tej.

Sipas avokatit Gashi, Rrahim Fejzullahu, nuk e ka ditë që fëmijët e dy familjeve nuk i ndjekin mësimet për shkak të frikës për hakmarrje.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori