LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi për statusin e veteranit: Dikush që ka qit flija në mal, nuk mund të krahasohet me atë që ka luftuar

Avokati Gashi për statusin e veteranit: Dikush që ka qit flija në mal, nuk mund të krahasohet me atë që ka luftuar

Ngritjen e aktakuzave kundër 12 personave përgjegjës të Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, avokati Tomë Gashi  e konsideroi si skandalin më të madh në Kosovën e pasluftës.

Gashi tha që nuk mund të krahasohet dikush që ka qit flija në mal me dikë që ka luftuar.


“Skandali, i cili ka qenë shumë i madh, ndoshta më i madhi në Kosovën e pasluftës, është  ngritja e aktakuzave kundër 12 personave përgjegjës të komisionit për vlerësimin e veteranëve të UÇK-së. Ndoshta ka pas probleme edhe me vetë ligjin, i cili është aplikuar, por dëmi duket që është jashtëzakonisht i madh dhe besoj që kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e Ligjit për veteranët e luftës, me kategorizimin ndryshe të tyre, jo që të ketë përfitues të tillë që i bie që ndoshta edhe dikush që ka qit flija në mal për popullatë nuk mund të krahasohet me dikë, i cili ka luftuar”, tha avokati Gashi në RTV21.

Gashi gjithashtu tha që është koha që në këtë çështje të përfshihen organizatat e veteranëve të luftës që të vërtetojnë se çfarë kërkojnë nga ky ligj të ndryshohet në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos krahasohen me veteranët e pretenduar.

“Dhe besoj që është dhe koha që të involvohen shumë më tepër, jo vetëm me deklarime të thata. Edhe organizatat e veteranëve të luftës ta vërtetojnë se çfarë kërkojnë ata që ky ligj të ndryshohet, që veteranët e vërtetë mos të krahasohen me veteranët e pretenduar që janë të rrejshëm. Sepse e gjithë në Kosovë e dinë që numri i tyre është rritur jashtëzakonisht i madh. Ndërsa skandali ka plasur dhe tashmë gjyqësori e ka të pamundshëm ta mbyllë”, u shpreh Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori