Mbrojtja e Azem Kurtajt, Naim Ferati ka thënë se në seancën e sotme dëgjimore ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë.
Ai tregoi se dy ditë më parë, ushtari i FSK-së është vetëmbrojtur dhe nuk ka drejtuar armën në drejtim të personave të plagosur. Po ashtu, Ferati thekson se Kurtaj ishte bllokuar nga turma e serbëve dhe kishin filluar ta sulmojnë, për çka ka përdorur armën e tij personale.
Pas seancës dëgjimore, avokati Naim Ferati thotë se ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, për të cilat është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Sot është mbajtur seanca dëgjimore lidhur me rastin që përfaqësoj unë të mbrojturin tim, ku Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit. Ne në cilësinë e mbrojtjes kemi kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, për arsyeje se janë të pabazuara për të vërtetuar gjendjen faktike dhe faktin që i mbrojturi im ka kryer veprën penale për të cilën pretendon Prokurori i Shtetit”, tregon ai.
Më tej, ai tregon se çfarë ndodhi të premten në mbrëmje, ku Kurtaj kishte plagosur dy të rinj serbë.
“Vepra apo rasti, ngjarja ka ndodhur në rrethana të vetëmbrojtjes, ku i njëjti duke udhëtuar për në Brezovicë, papritmas është bllokuar nga një turmë e njerëzve ku nga të njëjtit edhe ka filluar sulmi i papritur dhe në mbrojtje të nevojshme është detyruar për të shmangur sulmin dhe për t’u liruar nga ajo hapësirë ku ishte dhe shtin me armë në drejtim të tokës, por asnjëherë nuk është drejtuar arma në drejtim të personave. Dhe gjitha veprimet që janë kryer, janë në vetëmbrojtje, nuk ka asnjë element tjetër që është pretenduar deri më tash”, deklaron mbrojtja e pjesëtarit të FSK-së.
Po ashtu, ai bën të ditur se Kurtaj, i cili është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka shtënë me armë personale.
“Me armë personale të cilën e kishte me vete në posedim, nuk kishte asnjë motiv as etnik, as motiv për kryerjen e veprës penale, por kjo ishte një ngjarje e rastit që ndodhi aty për aty me qëllim që të vetëmbrohet… Tash pritet brenda ditës që të merret vendimi, bëhet publik përmes uebfaqes së gjykatës”, përfundon ai./kp/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

Paralajmërohet rritja e çmimit të kafesë në Shqipëri, kryetari i Shoqatës se Bar-Restoranteve: Kemi rritur pagat e punonjësve

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?