Avdijaj po impresionon me angazhimin te Trabzonspori

Donis Avdijaj ditë më parë ka zyrtarizimin te një ndër katër klubet më të mëdha të ligës elitare të Turqisë.
Reprezentuesi i Kosovës, Avdijaj ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për tri të tjera me Trabzonsporin.
Futbollisti po raportohet se trajneri Unal Karaman është i impresionuar me angazhimin dhe paraqitjet e sulmuesit në fazën para sezonale.
Më tutje thuhet se 22-vjeçari ka treguar edhe sjellje shembullore duke marrë parasysh të kaluarën e trazuar të lojtarit te Schalke 04 dhe klubet e tjera evropiane.
Ndryshe, Donisi pritet që të jetë në bankën rezervë dhe nga aty do të kërkojë formacionin startues të gjashtë herë kampionit turk. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































