LAJMI I FUNDIT:

AUV: Therjet e kurbaneve të bëhen në thertore të licencuara, në të kundërtën rrezikohet shëndeti i përgjithshëm publik

AUV: Therjet e kurbaneve të bëhen në thertore të licencuara, në të kundërtën rrezikohet shëndeti i përgjithshëm publik

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka rikujtuar se therjet e kurbaneve duhet të bëhen në thertore të licencuara.

Në njoftim thuhet se objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë, aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes.

“Therjet rituale për festën e Kurban Bajramit, por edhe therjet e rëndomta duhet të realizohen vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.


Andaj  të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘Kurban Bajrami’ e cila festohet me datë 6 qershor, e premte… Në frymën e respektimit të ligjit dhe ruajtjes se shëndetit publik, ju kërkojmë që therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në objektet e thertoreve. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani që po mbretërojnë temperatura të larta, rritet rreziku i kontaminimit të produkteve që i ekspozohen të nxehtit”, thuhet në njoftim.

Referuar komunikatës së AUV-it, objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë, aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes.

“Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve,  të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”, thuhet tutje.

Lista e thertoreve të aprovuara gjenden në ueb faqen e AUV-së, https://auvk.rks-gov.net/bizneset/bizneset-e-aprovuara-per-ushqime-me-origjine-shtazore/ ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Kronika e Zezë
Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

Lajme
Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
Kalo në kategori