LAJMI I FUNDIT:

AUV: Kemi sanksionuar kompani që kanë rrezikuar shëndetin publik

AUV: Kemi sanksionuar kompani që kanë rrezikuar shëndetin publik

Flamur Kadriu, përgjegjës për cilësinë e ushqimit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka deklaruar në emisionin “Përballje” se ky institucion ka sanksionuar kompani që kanë thyer rregullat e prodhimeve dhe kanë marrë sanksione e ndalesa ndaj kompanive të prodhimit e ndaljes së importimit kur është fjala për sigurinë e ushqimeve në Kosovë.

“Qysh në vitin 2014 kemi intervenuar në çështjen e mbrojtjes së konsumatorit nga deklarimi i ushqimeve edhe kemi marrë masat e sanksionet e duhura që produktet që përmbajnë vajra bimore të mos etiketohen si produkte që janë djathë apo produkte të qumështit dhe pas sanksioneve situata ka ndryshuar”, ka deklaruar Kadriu. /Telegrafi/