Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka deklaruar se në vazhdën e problemeve me të cilët fermerët e qumështit po përballen dita ditës, tani ka dalur edhe deklarata e Valdet Gjinovcit ku ai flet për një rritje enorme të importit të qumështit pluhur nga 217 mijë euro sa kishte në vitin 2013 në 2 milion euro në vitin 2017.
Pra një rritje prej 1000% brenda 4 viteve.
Importi i pakontrolluar i qumështit pluhur dëmton gjithë industrinë vendore të qumështit e sidomos neve fermerëve.
“Brengë e jona mbesin informacionet jozyrtare se në emër të këtij qumështi pluhur në fakt janë duke u importuar proteina të qumështit të modifikuara gjenetikisht e të cilat përdoren për prodhimin e produkteve me bazë vajin e palmës.”
“Dyshimet tona bazohen në atë se nëse këto shifra do të ishin të vërteta atëherë shitja e qumështi nga fermerët kosovarë do binte në më shumë se 70% minus”, thekson Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit.
Sipas raporteve të fermerëve kjo shifër nuk është as për së afërmi e tillë.
“Grumbullimi i qumështit nga fermat tona prej prodhuesve më të mëdhenj vendor të qumështit mbetet pothuajse i njëjtë me ndonjë rënie ose ngritje të papërfillshme.”
“Andaj ne dyshojmë që nuk kemi të bëjmë me import të qumështit pluhur ose hirrës por import i proteinave të qumështit gjenetikisht të modifikuara”, thuhet ne reagimin e shoqatës.
Me këtë rast Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit kërkon nga AUV që t’i bëj publike emrat e kompanive importuese dhe përdoruese të kësaj materie dhe t’i dërgojë ato mostra në analizë e rezultatet e tyre të bëhen publike.
Po ashtu me këtë rast ata kërkojnë që të ndalohet në tërësi importi i qumështit pluhur. Pse duhet të importohet qumësht pluhur kur kemi qumësht të freskët të mjaftueshëm për nevojat tona e bile edhe për të eksportuar?
“Ia kujtojmë z.Gjinovci se ai dhe institucioni që ai drejton e ka humbur besimin tonë dhe të sektorit të qumështit në përgjithësi me neglizhimin e çështjes së vajit të palmës dhe mos publikimin e rezultateve të analizave të produkteve të qumështit marrë vitin e kaluar.”
“Andaj i bëjmë thirrje që t’i merr seriozisht shqetësimet tona”, pohon ne Shoqata.
Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështiti mbledh rreth vetes mbi 2000 fermer dhe është organizmi më i madh në industrinë kosovare të qumështit.
FacebookTwitterLinkedInMore
Fermerët protestojnë për problemet kryesore të industrisë së qumështit/ /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert