Autostrada Shkup - Kumanovë në gjendje të keqe, nuk dihet kur do të rindërtohet

Me shumë vrima, arna dhe ndonjëherë të pashtruara. Këtë autostradë duhet ta kaloni nëse udhëtoni nga Shkupi për në Kumanovë. 95% e buxhetit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2023 është për investime kapitale, kurse pjesa më e madhe është për infrastrukturë rrugore, por nuk dihet nëse do të mbulohet kjo rrugë që lidh Shkupin me Kumanovën, e cila do të mbetet në këtë kusht derisa të mos gjendet zgjidhje konceptuale, thotë ministri Bllagoj Boçvarski.
Duket se kjo pjesë e autostradës nuk është ndër prioritetet, pasi ministri theksoi se fokusi është te Korridori 8.
Kur kaloni autostradën Kumanovë-Shkup, paguani në dy autostrada që do t'ju kushtojnë 100 denarë, mjete të cilat janë të destinuara për mirëmbajtjen e autostradës.
Ndryshe, vitin e kaluar nga taksat janë mbledhur rreth 49 milionë euro, që është rreth 300 mijë euro më shumë se vitin e kaluar, por gjendja e kësaj autostrade si dhe autostradës Shkup-Tetovë nuk është aspak e mirë.
Sa i përket autostradës Tetovë-Gostivar, ajo as që i plotëson standardet evropiane për të qenë autostradë./TV21/

















































